Politike

Rama sfidon Drejtësinë: Ku ishit kur Berisha e quante kryeoprorkuroren lavire bulevardi

Në mbledhjet e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se, mazhoranca nuk do të ndërhyjë në çështjet e drejtësisë. 

26 Shkurt 2026, 11:41 Nga D.S
Rama sfidon Drejtësinë: Ku ishit kur Berisha e quante
Edi Rama

TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama pyeti drejtësinë se ku ishte 'fshehur' kur kryeministri i atëhershëm ofendonte Kryeprokuroren si 'lavire bulevardi'. Në mbledhjet e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se, mazhoranca nuk do të ndërhyjë në çështjet e drejtësisë. Por sipas tij alarmi po ngrihet në raportin e KE ndaj numrit të lartë të paraburgosurve në Shqipëri.

”Ku ishin fshehur kur Berisha e ngrinte puçistë dhe e ulte lavire bulevardi kryeprokuroren. Tani po hyjmë në Europë. Tani, sot në këtë kohë atij që s’u bë dot pasardhësi im pasi ishte paraardhësi im, nuk ia artikulojnë dot gjysmë llafi edhe pasi del dhe i lexon prokurorit më kurajoz librin e shtëpisë. Ndaj u sugjeroj të merren me mesazhin, jo mesazherin, se paguhen nga taksat e shqiptarëve si frëngu pulën me 500 këshilltarë dhe sekretari që të qeverisin sistemin e drejtësisë e jo të ankohen për kërcënime inekzistente.

Kurrë nuk do të ndërhyjmë ne në çështjet e drejtësisë. Por kur un ë ngre zërin se më vjen turp skur lexon raportin e KE për të paraburgosurit në Shqipëri dhe nuk bëhet asgjë për të trajtuar me seriozitet raportin, përkundrazi e vetmja gjë që i bën të ndjehen se ekzistojnë janë deklaratat për mua, kjo është për të vënë duart në kokë. Po bëhen ca si shumë këto arsyet për të vënë duart në kokë”, tha Rama./Dosja.al

edi rama ps mbledhja e partise socialiste

Sondazh

Poll