Politike

Rama: Në SPAK gjatë gjithë historisë ka vetëm 10 akuza për korrupsion

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ai u shpreh se, nuk është konkurrent për fjalët inkurajuese që ka thënë për Strukturën e Posaçme.

26 Shkurt 2026, 12:08 Nga D.S
Rama: Në SPAK gjatë gjithë historisë ka vetëm 10 akuza
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se në historinë e Prokurorisë së Posaçme ka vetëm 10 akuza për korrupsion. Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama ka deklaruar se është e palogjikshme që sa më shumë luftohet korrupsioni, aq më shumë korrupsion ka.

Në fund, Rama deklaroi setë jesh gjykatës do të thotë që të jesh i paanshëm dhe i drejtë me të gjithë, dhe kjo nuk mund të ndodhë kur drejtësia bëhet palë më të akuzuarin.

'Për Shqipërinë europiane dhe rend ligjor demokratike. Sa thashë më lartë e sa do them më pas, për prokuroritë pa përjashtuar edhe SPAK që ka kusuret e veta. Sot jemi në një raport tjetër edhe falë SPAK. Nuk jam konkurrent për fjalët inkurajuese që kam thënë për SPAK. Janë fjalët e mia si kryeministri e një vendi, që nuk mund të paguaj çmimet siç kanë paguar vendet e tjera, ku ilaçi është bërë më e rendë se sëmundja. Të jesh gjykatës do të thotë që të jesh i paanshëm dhe i drejtë me të gjithë. Si mund të kërkosh drejtësi, ku drejtësia bëhet palë më të akuzuarin. Duke u kthyer te paradoksi, dua të ndaj me qetësi 2-3 fakte, mua më duket pa logjikë që sa më shumë u luftoka korrupsioni, aq më shumë korrupsion paska. Në historinë e Prokurorisë së Posaçme ka vetëm 10 akuza për korrupsion,' tha Rama./Dosja.al

spak edi rama

Sondazh

Poll