Politike

Rama i del në mbrojtje Karçanajt: Ajo jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama ka deklaruar se mbi të rëndojnë shumë akuza mga prokurorët për vila e jahte, por theksoi se ajo jeton në shtëpi me qira. 

26 Shkurt 2026, 11:50 Nga D.S
Rama i del në mbrojtje Karçanajt: Ajo jeton në shtëpi me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i doli në mbrojtje drejtoreshës së AKSHI-t pas akuzave nga SPAK për pabarazi në tendera dhe grup i strukturuar kriminal. Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama ka deklaruar se mbi të rëndojnë shumë akuza mga prokurorët për vila e jahte, por theksoi se ajo jeton në shtëpi me qira. 

Drejtorja e AKSHI sot ndodhet në arrest shtëpie, nuk dua të them asgjë për çështjen, por dua të them që ky shtet nuk mund të jetë një vend që një institucion krenarie të bëhet shesh për të mbytur psikologjikisht inxhinierët që me në krye drejtoreshën punonin pa orar. Nuk them që nuk duhet hetuar, e kundërta është e vërtetë. Njerëzit kanë të drejtën të prezumohen të pafajshëm dhe të hetohen si të tillë. Po sikur Linda të jetë krejt e pafajshme dhe jo një kriminele pjesë e një grupi të strukturuar si personazhi që krijoi nguti për ta arrestuar, duke i vënë në kurriz vila e makina, kur as nuk e nget makinë e s’ka të tillë. Ç’fiton shteti e çmesazh marrin ata që duan të kontribuojnë për këtë shtet. Po sikur drejtori i KESH, prej muajsh në arrest shtëpie të jetë i pafajshëm, kush humb e kush fiton në këtë mes. Po sikur e njëjta gjë të jetë e vërtetë për 55 përqind e atyre që janë në burgje dhe nuk u është bërë gjyqi?”, u shpreh ai./Dosja.al

edi rama ps grupi parlamentar i ps

Sondazh

Poll