Politike

Rama: Synimi ynë nuk është presion por mirëkuptim për Drejtësinë

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Rama theksoi se garancitë e pushtetit gjyqësor, nuk janë çështje që u takojnë vetëm atyre, por u takojnë të gjithë qytetarëve të vendit. 

26 Shkurt 2026, 11:44 Nga D.S
Rama: Synimi ynë nuk është presion por mirëkuptim për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se synimi i qeverisë nuk është që të bëj presion ndaj drejtësisë. Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Rama theksoi se garancitë e pushtetit gjyqësor, nuk janë çështje që u takojnë vetëm atyre, por u takojnë të gjithë qytetarëve të vendit. 

Rama ka deklaruar se shqetësimet publike që ai ka deklaruar, gjyqtarët dhe prokurorët nuk duhet t'i marrin si shqetësime nga ana e pushtetit por nga ana e shtetit. 

'Nga unë që u kam dorëzuar shpatën e drejtësisë së pavarur, që rrinte në zyrën time që nga viti 1912. Kurrë, nuk do të ndërhyjmë ne në çështjet juridike, kurrë. Garancitë e pushtetit gjyqësor, nuk janë çështje që u takojnë vetëm atyre, por janë çështje të vendit shqiptar dhe që iu takojnë të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Për sa kohë që unë të hyj në meritën e një çështjeje që është ende në gjykim atje hajde, por unë kur ngre zërin se më vjen turp kur lexoj raportin e numrit të të paraburgosurve në Shqipëri, përkundrazi e vetmja gjë që i bëjnë që të ndjehen se ekzistojnë me deklarata për mua është për të vënë duart në kokë. Po problemi është që gjërat për të vënë duart në kokë, janë bërë ca si shumë. Ndërkohë që unë vura alarmin si kryeministër i Shqipërisë, për gropën që donin t’i rrisnin rrogat vetes pa gjyq, ne duart këtu nuk i kemi për t’i vënë në kokë, por për të hapur rrugën drejt BE. Këtë shumicë ky popull na i ka vënë në dispozicion, për të përveshur mëngët, prandaj ka shumë rëndësi që njerëzit e sistemit të drejtësisë që ta kryesojnë këtë punë pa u trazuar. Shqetësimet publike nga ana ime, t’i marrin si shqetësime nga ana e shtetit dhe jo e pushtetit, askush nuk duhet të merret me gafat dhe lajthitet e drejtësisë së re, sepse synimi ynë nuk është presion por të kërkojmë mirëkuptim,' tha Rama./Dosja.al

edi rama grupiparlamentar i ps

Sondazh

Poll