Politike

'Ka tre pushtete të pavarura'/ Rama: I kemi hyrë detit më këmbë për pavarësinë e gjyqësorit

Ndër të tjera ai theksoi se, rreziku i udhëkryqit nuk është që të cenohet pavarësia e gjyqësorit, por që gjyqësori mos gjymtojë aftësinë e dy të tjerëve për të funksionuar. 

26 Shkurt 2026, 11:31 Nga D.S
'Ka tre pushtete të pavarura'/ Rama: I kemi hyrë detit
Edi Rama

TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka nënvizuar rëndësinë e tre pushteteve të pavarura në vend nga njëri-tjetri. Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se ka qenë kjo parti që i ka hyrë detit me këmbë dhe i ka dhënë pushtetit gjyqësor pavarësinë reale. Ndër të tjera ai theksoi se, rreziku i udhëkryqit nuk është që të cenohet pavarësia e gjyqësorit, por që gjyqësori mos gjymtojë aftësinë e dy të tjerëve për të funksionuar. 

'Ka tre pushtete të pavarura dhe nuk mund të jenë në letër sic ishin deri sa ne bëmë gjithcka kemi bërë. Kjo parti i hyri detit në këmbë, dhe pas 100 vjetësh shtet shqiptar ne i dhamë pavarësinë reale pushtetit gjyqësor. Nuk bëhem kurrë pishman, pavarësisht lloj bombash artizanale nga prokurorë e gjykatës që shija e pavarësisë i deh, u errëson sytë dhe i nis në drejtime që cënojnë pavarësinë e pushteteve të tjera. Duke i bërë shkelës të të drejtave të njeriut. Sot rreziku i udhëkryqit nuk është që të cenohet pavarësia e gjyqësorit, por gjyqësori mos gjymtojë aftësinë e dy të tjerëve për të funksionuar. Kjo nuk mund të ndodhë në këtë vend sepse ky vend nuk e ka në asnjë mënyrë luksin të frenohet e jo më të ribjerë aty ku ishte,' tha Rama./Dosja.al

edi rama ps grupi parlamentar i ps

Sondazh

Poll