Politike

Rama: Ka ndërhyrje të pajustifikuara të gjyqësorit në legjislativ dhe ekzekutiv

Në mbledhjen e grupit parlamentare të Partisë Socialiste, Rama ka theksuar se prokurorët i presin fletat e arresteve si bileta kinemaje. 

26 Shkurt 2026, 11:26 Nga D.S
Rama: Ka ndërhyrje të pajustifikuara të gjyqësorit në
Edi Rama

TIRANË- Kryeminstri Edi Rama ka deklaruar se ka ndërhyrje të pajustifikuara të sistemit gjyqësor në legjislativ dhe ekzekutiv. Në mbledhjen e grupit parlamentare të Partisë Socialiste, Rama ka theksuar se prokurorët i presin fletat e arresteve si bileta kinemaje. 

"Duke prerë urdhër arreste, që në rastin më të mirë që nuk janë fare çështje penale, në rastin më të keq, hetohen në gjendje të lirë. Dhjetëra e dhjetëra fletë të prera, nuk u kursye as një punonjëse model e shtetit, 5 vite në luftë me kancerin dhe një fëmijë në gji. Duke prerë fletëthirrje në prokurori që i ngjajnë biletave të artit. Ka dhe raste, një drejtues pa leje, ka gjetur rrugën e prokurorisë për të kallëzuar shtetin dhe prokuroria ka hapur çështje penale, për punonjësit e shtetit që futën e agjencinë e shtetit në godinën e ndërtuar pa leje. Dua të them vetëm 1 të 1000-tën e atyre që kam për të thënë, për ndërhyrjet e gjyqësorit në punët e ekzekutivit dhe legjislativit," Rama./Dosja.al

edi rama mbledhja e grupit parlamentar te ps

Sondazh

Poll