Politike

Rama: Prokurorët janë në garë për mandatin e ardhshëm

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama u shpreh se në rrezik është përqendrimi për udhëheqjen e vendit, ndaj sipas tij duhet rritur përqendrimi dhe vetëkorrigjimi.

26 Shkurt 2026, 11:23 Nga D.S
Rama: Prokurorët janë në garë për mandatin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se prokurorët po presin flet-arresti sikur janë futur në garë për mandatin e ardhshëm të SPAK. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama u shpreh se në rrezik është përqendrimi për udhëheqjen e vendit, ndaj sipas tij duhet rritur përqendrimi dhe vetëkorrigjimi. Gjithashtu ai u shpreh se qeveria duhet të përqendrohet vetëm në një pikë atë të 'Shqipërisë në BE në vitin 2030'.

'E ka thënë populli se kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta s’i ka veshur ende pantallonat. Por atëherë nuk kishin ardhur flama e portaleve dhe kanaleve; tenxherja e vetme mediatike ishte tellalli i qytetit. Sot, pas çdo butoni që shtyp, ke tellallë. Por ne nuk kemi ç’t’i bëjmë as tellallhanes së madhe; këtë jetë na e solli koha dhe këtë po e jetojmë.

Ne jemi në një moment kyç të historisë së vendit. Në rrezik është përqendrimi ynë në udhëheqjen e vendit, ndaj duhet të rrisim përqendrimin, të shtojmë forcat, të rrisim vetëpërqendrimin dhe vetëkorrigjimin. Pasi debatojmë dhe ndajmë opinionet, duhet të përqendrohemi vetëm në një pikë: Shqipërinë në BE në vitin 2030.

Ka plot njerëz të zakonshëm që kanë pasur mundësinë të bëjnë historinë dhe nuk figurojnë në librat e historisë, sepse nuk kanë bërë atë të jashtëzakonshmen që duhet për ta shkruar historinë. Sot, yjet që janë bashkuar së bashku kanë bërë që ne ta kemi historinë në duart tona dhe ta shkruajmë vetë. Shqipëria në BE është histori. Nuk është e lehtë të përqendrohesh në kushte kur, përtej zhurmave dhe “bombave” që plasin, ka nisur një lëvizje sportive e prokurorëve që janë futur në garën për mandatin e ardhshëm,” tha Rama./Dosja.al

edi rama mbledhja e grupit te ps ps

Sondazh

Poll