Politike

Rama: Busulla jonë është anëtarësimi në BE, do e kalojmë këtë sprovë

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama theksoi se testi në të cilën ndodhet vendi duhet kaluar për disa muaj dhe kjo do përqendrimin e të gjitha forcave në një pikë.

26 Shkurt 2026, 11:17 Nga D.S
Rama: Busulla jonë është anëtarësimi në BE,
Edi Rama

TIRANË- Kreu i Qeverisë Edi Rama ka deklaruar se busulla e vetme e Shqipërisë është Bashkimi Europian. Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama theksoi se testi në të cilën ndodhet vendi duhet kaluar për disa muaj dhe kjo do përqendrimin e të gjitha forcave në një pikë. Rama shprehet besimplotë duke thënë se, pavarësisht shkopinjve nën rrota dhe bombave artizanale do ta kalojnë me sukses.

'Diferencën mes pikës ku jemi dhe pikës ku duhet të mbërrijmë e bën çdo detaj. Nuk është e lehtë që të ngjitesh në një humnerë dhe të vish në një normalitet, gjë që ne e bëmë me shumë vështirësi, por është shumë e vështirë që të ngjitesh më lart sot. Po të shikosh edhe natyrën e negociatave, kjo bëhet edhe më evidente. Çdo hap i ri, vjen me një sfidë më komplekse dhe për këtë duhet më shumë përgatitje dhe forcë. E rëndësoheme është që në këtë udhëkryq ne kemi një busulle që është e pagabueshme, që është BE. Jemi më afër anëtarësimit në BE. Kjo nuk është letërsi, por është fakt. Falë volumit të madh të punës që po bëjmë së bashku. Në janar kaluan një sërë ligjesh dhe amendimesh që ishin të lidhura me këtë proces. Ne kemi rritur hyrjen që në kapitullin e ri të procesit, që janë pikat e ndërmjetme që janë sipas drejtuesve tona në këtë proces, kërkojnë një përgatitje shumë të madhe. Për planin tonë ky test duhet kaluar për disa muaj dhe kjo do forcë, në këtë rast në përqendrimin e të gjitha forcave në një përqendrim. Jam i bindur që do e kalojmë këtë test, pavarësisht shkopinjve nën rrota dhe bombave artizanale,' tha Rama./Dosja.al

edi rama mbledhja e grupit parlamentar te partise socialiste ps

Sondazh

Poll