Politike

Protesta/ Këngëtari Frederik Ndoci akuza PD: Spiunë të sigurimit, shkatërruat ndjenjën e demokracisë

16 Mars 2019, 17:01 Nga DOSJA
Protesta/ Këngëtari Frederik Ndoci akuza PD: Spiunë të

TIRANË- Këngëtari Frederik Ndoci komente të ashpra pas protestës 4 orëshe të opozitës para Parlamentit dhe rreth kryeministrisë.

Në një foto të shpërndarë nga ish-deputeti i PD, Romeo Gurakuqi ku shihej në sheshin Skënderbej bashkë me protestuesit e ardhur nga Shkodra, Ndoci thotë se PD shkatërroi ndjenjën e demokracisë.

Më tej ai thotë se PD nuk mund të quhet më PD, pasi deputetët janë të përlyer dhe ish-anëtarë të partisë Komuniste.

Komentet në Facebook të Frederik Ndocit:
Çdo qeveri e ardhur me dhune nga dhuna perfundon! Qeveria e ardhun me vota (te vjedhura te blera te fallsifikueme, ate qeveri populli meriton! Kush plagos më shpate nga shpata perfundon
Nerone
II
Nuk mund te quhet PD më 5-6% deputet demokrat te pa perlyem dhe 94% deputet ish antar ne Pksh,SpiunSigurimi shtetit, kryetar dege, operativ lagjeje, drejtor burgu, femije kryetar komitetesh, antar byroje, punonjes digasteresh në monizem, nepunes digasteresh, ndersa femijet e te persekutuerve, pasaporta e lotari per jasht shteti,ata rrezik zi qe shpetuen gjall nga persecutimi e te pa perlyem ne trathti vetem 5-6% bajn jete gjat partin e krijueme nga Ramiz Alia qe akoma sot quhet PD, partia qe na e shkatrroi ma shum ndjenjen e demokracise asht PD-ja.
III
Ma mir te mos ekzistonte ose te quhej :-
Partia demokra-komuniste, (PDK)
e tjetra partia social-komuniste (PSK)
tjetra partia republican-komuniste (PRK)
partia qe i lidh, dhe I zgjidh, partia e lidhje zgjidhje demo-komuniste (LSI-PLZK)
Partia e legalitetit Ne Partia e komunisteve spiuneve te legalitetit (PKSL)
Aleanca Demokratike partia e inteligjences elite te spiuneve bashkpuntor te sigurimit te shtetit (PIESBSh) Ne tan boten populli krijon partite, ndersa te ne partia krijoi partite, prandaj vazhdon kanga e trios Kovaçi Çako, Koçia ..”o parti pranver e kesaj toke, gjithça s deshem na i dhe ti…”.

Komentet e Ndocit vijnë pas protestës që opozita zhvilloi sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ditën e sotme opozita ka zhvilluar për rreth 4 orë një protestë para Kryeministrisë, e cila më pas do të zhvendosej tek Kuvendi, ku edhe pati përplasje me policinë. (Lexo ketu). 5 persona ngelën të plagosur, mes tyre edhe një polic. Është dashur përdorimi i autoboteve me ujë dhe gazit lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike frederik ndoci protesta e opozites 16 mars romeo gurakuqi frederik ndoci protesta e opozites 16 mars romeo gurakuqi

Sondazh

Poll