Politike

Presidenca i jep përgjigje Spiropalit: Moj e Çmendura E., po edhe për grushtin e shtetit keni marrë konsensusin e SHBA-BE?

  • Spiropali: Zoti e ndihmoftë presidentin, as Luli e as populli s’i bëjnë derman
  • “Ilir mos e çmend Presidentin”, Tedi Blushi- Manjës: Zëdhënësi i Dosjes së Dibrës
  • Presidenca-Lleshajt: Gënjeshtar që doje të shkelje të Kushtetutën
  • Më tej shton se nuk mund të thotë gjë për gjuhën e ministres që e cilëson si jashtë kontrollit "se ti na udhëheq në këtë drejtim bashkë me Skënderbeun tënd".
    Featured image of article: Presidenca i jep përgjigje Spiropalit: Moj e Çmendura E., po edhe për grushtin e shtetit keni marrë konsensusin e SHBA-BE? Tedi Blushi dhe Elisa Spiropali

    TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, i është përgjigjur deklaratës së ministres Elisa Spiropali, e cila tha se Ilir Metën duhet ta ndihmojë Zoti, se populli dhe Lulzim Basha nuk e ndihmojnë dot. Në një reagim, Blushi shkruan se Elisa Spiropali është e çmendur dhe e pyet nëse ka marrë konsensusin e SHBA-BE për grushtin e shtetit.

    Më tej shton se nuk mund të thotë gjë për gjuhën e ministres që e cilëson si jashtë kontrollit “se ti na udhëheq në këtë drejtim bashkë me Skënderbeun tënd”.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Moj e Çmendura E., po edhe për grushtin e shtetit keni marrë konsensusin e SHBA-BE? Se Venecian që vetë e kërkuat, po vetë e përzutë! Megjithatë, ne nuk nxitohemi! Po presim edhe opinionet zyrtare të EURALIUS-it. Se kështu mashtruat ju edhe për opinionet që nuk ekzistojnë te KED, Shkollës së Magjistraturës, dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që shkëlqeu me delegjitimimin e ligjit tuaj anti-kushtetues të betimit buzë Lanës. Mbani fort oligarkët se ata janë të besës. Sa për popullin, do e shihni shumë shpejt! Edhe pak durim! Me qetësi dhe drejtësi! Për gjuhën jashtë kontrollit, nuk kemi koment, se ti na udhëheq në këtë drejtim bashkë me Skënderbeun tënd“, shkruan Blushi.

    Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratës së Presidentit, Ilir Meta, se më 2 mars do të zhvillojë një tubim me qytetarët, ku do të lidhin ‘besën’ dhe se prej aty do të fillojë edhe shpartallimi i grushtit të shtetit. Meta tha se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë përballë popullit në Bulevard për të shpartalluar grushtin e shtetit. Kreu i shtetit u shpreh se grushti i shtetit po bëhet nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama, pasi po shkelet Kushtetuta me ndryshimin e ligjit për betimin e gjyqtarëve. Ai nënvizoi se në relacionin që shoqëron projektligjin, KED, Magjistratura dhe Komiteti i Helsinkit nuk kanë dhënë fare mendim ose kanë qenë kundër për këtë çështje.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment