Politike

“Nëndetëse me drogë”, Berisha ‘zbardh planet’ e narkotrafikantëve në Shqipëri: Shumë shpejt, do shihni në krye E

19 Shkurt 2020, 10:54 Nga DOSJA
“Nëndetëse me drogë”, Berisha ‘zbardh

TIRANË– Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh se së shpejti nga Shqipëria do të nisen nëndetëse më drogë dhe se në krye të tyre do të jetë kryeministri Edi Rama. I ftuar në emisionin “Tempora”, Berisha tha se ashtu siç u fundoën fuoristradat në Vlorë, një ngjarje aksidentale, do të nisen edhe nëndetëse me drogë. Sipas Berishës, Shqipëria është shndërruar në narkoshtetin e Evropës.

“Shqipëria është kthyer në narkoshtet. Shqipëria është i vetmi vend që po liron vrasësit serialë nga burgu. A e di zonjë që në kulmin e kokainës nga Shqipëria në Itali kanë qenë 64 kg. Tani shkojnë gjemitë. I pe ato fuoristradat, të garantoj se shumë shpejt do shkojnë nëndetëset të ngarkuara me drogë nga mafia shqiptare. Dhe si kokë ka Edi Ramën,”- tha Berisha ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama sali berisha edi rama sali berisha

Sondazh

Poll