Politike

Basha mbyll tubimin nga selia blu: Rama e mori mesazhin, s’ka rrugë tjetër veç protestave popullore

16 Mars 2019, 13:43 Nga DOSJA
Basha mbyll tubimin nga selia blu: Rama e mori mesazhin, s’ka rrugë

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur një fjalë në selinë blu pas katër orësh protestë para kryeministrisë dhe Kuvendit. (Lexo këtu)

Në fjalën e tij para demokratëve, Basha tha se kryeministri Edi Rama e kishte marrë përgjigjien e qartë nga populli.  

“E sotmja hyri në historinë tonë si dita e dytë e zgjimit kombëtar. Për të çdo shqiptar dhe çdo brez që vjen iu ka një borxh ju misionarëve të lirisë. Misionarë të demokracisë dhe Shqipërisë si gjithë Europa. Sot ka qënë më në panik se kurrë kufoma politike dhe e klika e tij kriminale. Përshkallëzoi dhunën ndaj protestuesve për t’i shpërndarë dhe për t’i trembur por përgjigjen e mori nga populli sot. E gjithë bota e ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmerisë. E gjithë Shqipëria dhe bota e ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së Ramës dhe klikës së tij. Ne e kemi ndalur dhe do ta hedhim në lum qeverinë e tij kriminale dhe parlamentin e tij të krimit. Nuk ka rrugë tjetër përveç protestave popullore ,”-tha Basha.

Pas fjalës së tij, Basha për të tretën herë rresht Basha këndoi himnin kombëtar. Por një detaj i ka shpëtuar kryetarit të Opozitës teksa këndonte himnin. Kryedemokrati vendosi dorën e majtë mbi anën e djathtë të kraharorit ndërkohë që si parim dhe e shkruar në protokollin e shtetit që dora vendoset në anën e majtë.

Ditën e sotme, opozita e bashkuar ka protestuar për katër orë për rrëzimin e qeverisë Rama. Fillimisht protesta nisi poshtë zyrës së Ramës në kryeministri dhe më pas u shpërngul tek Kuvendi, nga ku edhe mbaroi.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama himni kombetar lulzim basha protesta e opozites 16 mars 2019 edi rama himni kombetar lulzim basha protesta e opozites 16 mars 2019

Sondazh

Poll