Politike

Çështja Balluku/ Zbulohet data kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin

Bëhet me dije se pas kësaj mbledhjeje, në seancën plenare të 5 marsit në Kuvendin e Shqipërisë, parashikohet votimi i raportit që do të nxjerrin anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për Ballukun.

16 Shkurt 2026, 10:14 Nga E. D

Çështja Balluku/ Zbulohet data kur do të mblidhet

TIRANË- Këshilli i Mandateve do të mblidhet më 23 shkurt, në orën 10:00, për të shqyrtuar çështjen e imunitetit të Belinda Balluku. Bëhet me dije se pas kësaj mbledhjeje, në seancën plenare të 5 marsit në Kuvendin e Shqipërisë, parashikohet votimi i raportit që do të nxjerrin anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për Ballukun.

Anëtarët e Këshillit mblidhen pasi Gjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin e zv.kryeministres. Ndërkohë, socialistët janë shprehur se do të prisnin zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe botimin e tij në Fletoren Zyrtare. Gjithashtu më herët, kryeministri Edi Rama deklaroi se parlamenti do të shprehet fillimisht për imunitetin dhe më pas për ndryshimet ligjore, të cilat i prezantoi sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al

 

këshilli i mandateve belinda balluku

Sondazh

Poll