Politike

"Punonjësit e administratës nuk janë mish për top"/ Rama: Urdhër-arrestet plotësohen si ftesa dasmash! Të kryesh 40 kontrolle banesash ditën e Vitit të Ri do të thotë që...

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, ai tha se, qeveria duhet të bëjë çmos për të ruajtur balancën. 

16 Shkurt 2026, 09:41 Nga D.S

"Punonjësit e administratës nuk janë mish për

TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama u shpreh se punonjësit e administratës nuk janë 'mish për top' të askujt dhe shënjestra për të mbushur prokurorët CV-në.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, ai tha se, qeveria duhet të bëjë çmos për të ruajtur balancën. Sipas kryeministrit, nëse nuk do të vijojë përpjekja, nuk do të ketë kurrë drejtësi të pavarur në Shqipëri.

“Të kryesh 40 kontrolle banesash ditën e Vitit të Ri do të thotë që nuk ke asnjë kuptim për efektin psikologjik që ka për shoqërinë. Nëse nuk do ta vijojmë përpjekjen nuk do të ketë kurrë drejtësi të pavarur në Shqipëri, kjo është rruga me të gjitha dhimbjet e problemet tona, Ne duhet të bëjmë çmos të ruajmë balancën. Punonjësit e administratës nuk janë mish për top të askujt dhe shënjestra për të mbushur prokurorët CV-në. Është e pa pranueshme ajo që ndodh në prokuroritë e rretheve me fletët e arresteve që plotësohen si ftesa për dasëm”, tha ai./Dosja.al

edi rama grupi parlamentar i ps ps

Sondazh

Poll