Politike

Rama: Nuk ka prokuror e gjykatës që ve në dyshim vendimet tona sovrane

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama theksoi se vendimet e pushtetit ekzekutiv janë sovrane dhe nuk ka prokurorë dhe gjykatës që t’i dyshojë.

16 Shkurt 2026, 09:28 Nga D.S
Rama: Nuk ka prokuror e gjykatës që ve në dyshim vendimet tona
Edi Rama

TIRANË- Kreu i Qeverisë Edi Rama ka nënvijëzuar vijën ndarëse mes pushteteve në Shqipëri sipas Kushtetues. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama theksoi se vendimet e pushtetit ekzekutiv janë sovrane dhe nuk ka prokurorë dhe gjykatës që t’i dyshojë. 

Kryeministri deklaroi se nuk ndodh në historinë e asnnë vendi që të pezullohet Ministri nga një Gjykatë. Në fund, Rama e ka quajtur vendimin e GJKKO-së për Ballukun si vendim i bazuar në politikë.

“Nuk ndodh në histori që të merret një vendim i tillë. Në vend që të merret një vendim i bazuar në arsye kushtuese, merret i bazuar në politikë. Nuk është thjesht në Shqipëri por dhe në vende më të zhvilluara se Shqipëria. Vijmë te mosvendimi. Çdonjëra nga ato figura që u përmendën të mos jenë vulnerabël. Ne këtë nuk mund ta lejojmë. Kjo s’ka lidhje fare me asnjë cënim të të drejtave që i jep pushteti, pas 100 vitesh. Vazhdojmë ta garantojmë ne deri sa të bëhet një garanci e pakthyeshme nga askush. Duhet të ketë ndarje tjetër që e vërej me keqardhje. Nuk ekziston në mendjen e gjithkujt. Pse vetëm pushteti gjyqësor është i pavarur, të tjerët janë të varur? Jo! Kushtetuta e thotë qartë, janë 3 pushtete. Ne jemi të pavarur për të marrë vendime. Vendimet tona janë sovrane dhe nuk ka prokurorë dhe gjykatës që t’i vënë në dyshime. Vendimet për pezullime sikur njerëzit të ishin simit”, tha Rama./Dosja.al

edi rama grupi parlamentar i partise socialiste ps

Sondazh

Poll