Politike

"Sulmohet administrata dhe…"/ Rama: Askush nuk duhet të mendojë se ka në dorë dhe gurin dhe arrën për të goditur shumicën

Rama argumetoi se PS nuk do pajtohet me goditjen e vazhdueshme të burimeve njerëzore të vendit, bazuar në të ashtuquajturin “dyshim të arsyeshëm”.

16 Shkurt 2026, 09:35 Nga E. D
"Sulmohet administrata dhe…"/ Rama: Askush nuk duhet të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partia Socialiste, ku u prezantua nisma për ndryshimet ligjore, se kjo nisëm nuk lidhet fare me pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se askush nuk duhet të mendojë se ka në dorë dhe gurin dhe arrën për të goditur shumicën.

“Goditen burimet njerëzore në mënyrë të vazhdueshme dhe administrata e këtij vendit. Nisma adreson boshllëkun mendor të shoqërisë tonë që lidhet me faktin se për shkak se orientimet themelore të Kushtetutës nuk mjaftojnë, atëherë duhet bërë neni me të gjitha përcaktimet funksion për funksion. Kush e lidh me rastin konkret bën gabim sepse nuk ka fare lidhje, rasti konkret ka rrugën e vet. Askush të mos mendojë se ka në dorë gurin dhe arrën për të goditur shumicën qeverisëse”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll