Politike

Rama: Belinda Balluku ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen! S’ia kam pranuar

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama ka treguar rastet dhe kur Balluku ka dorëzuar dorëheqjen në zyrën e tij pas zhvillimeve nga ana e drejtësisë.

16 Shkurt 2026, 09:30 Nga D.S
Rama: Belinda Balluku ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen!
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Belinda Balluku i ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama ka treguar rastet dhe kur Balluku ka dorëzuar dorëheqjen në zyrën e tij pas zhvillimeve nga ana e drejtësisë.

Rama theksoi se dorëheqjet nuk ia ka pranuar, sepse sipas tij, nuk ka dorëheqje nën presionin e një fuqie që ka dalë nga territori i vet dhe është fut në territorin e pavarësisë, pushtetin ekzekutiv.

“Belinda Balluku ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen, I kam atje në dosje. Një herë kur iu ngrit akuza, një herë kur iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë kur nuk mori vendim GJK. Unë i kam refuzuar dorëheqjet, sepse dorëheqje nën presionin e një fuqie që ka dalë nga territori i vet dhe është fut në territorin e pavarësisë pushtetin ekzekutiv nuk ka. I jam falënderues për faktin që nuk ka persistuar, por ka vazhduar ta marrë të gjithë atë baltë mbi fytyrë sepse unë nuk e  pranoj dorëheqjen deri kur të plotësohen kushtet. Se kur plotësohen kushtet nuk e cakton dot as prokurori, as media dhe as gjyqi popullor," tha Rama./Dosja.al

 

 

 

 

 

edi rama belinda balluku grupi parlamentar i partise socialiste

Sondazh

Poll