Politike

"Renditemi ‘rrotë më rrotë’ me Rusinë për paraburgim pa gjyq"/ 33 arrestet për mbetjet e rrezikshme, Rama: Arbitrare, prokurori harroi të arrestojë vetëm veten e vet

Gjatë fjalës së tij, Rama e cilësoi arbitrare, duke theksuar se prokurori harroi të arretsojë vetëm veten e vet. Kryeministri gjithashtu kritikoi edhe paraburgimet, duke thënë se vendi ynë ka marrë kritika të herëpashershme nga KiE.

16 Shkurt 2026, 09:57 Nga E. D
"Renditemi ‘rrotë më rrotë’ me Rusinë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli në mbledhjen e grupit të PS edhe për 33 arrestet e lëshuara për çështjen e mbetjeve të rrezikshme. Gjatë fjalës së tij, Rama e cilësoi arbitrare, duke theksuar se prokurori harroi të arretsojë vetëm veten e vet. Kryeministri gjithashtu kritikoi edhe paraburgimet, duke thënë se vendi ynë ka marrë kritika të herëpashershme nga KiE. Në fund, Rama u shpreh se “renditemi rrotë më rrotë me Rusinë për paraburgim pa gjyq”. 

“Ne duam drejtësi të pavarur, kemi sot aq të pavarur, saqë një prokuror në një rreth lëshon 33 masa arresti dhe harron të arrestojë vetëm e veten e vet. Arbitrare. Nuk jam unë që i them këto, unë jam një zë, pasi këto thuhen dhe stërthuhen nga KiE, nga raportet e KiE ku Shqipëria për faqen më të zezë, të të gjithë atyre që i kanë vënë këtë njollë, renditet në fund fare, të vende jo të BE, rrotë më rrotë me Rusinë për paraburgim pa gjyq, i të ishin mish për top. 58% e njerëzve që janë pas hekurave janë të paraburgosur, mendoni sa të pafajshëm ka. Sikur edhe një të jetë ky është problem. Probabiliteti është shumë më u lartë se kaq, futen në paraburgim dhe harrohen brenda. Ne nuk do të pajtohemi”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll