Politike

Çështja Balluku/ Rama: Do të trajtohet me përgjegjësinë që kemi si shumicë qeverisëse

Ai shtoi se fillimisht Kuvendi do të shprehet për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut dhe më pas do të votohen ndryshimet ligjore, lidhur me pezullimin e ministrave.

16 Shkurt 2026, 09:47 Nga D.S
Çështja Balluku/ Rama: Do të trajtohet me
Edi Rama

TIRANË- Kreu i Qeverisë, Edi Rama deklaroi se çështja e mandatit të zv.kryeministres Belinda Balluku do të trajtohet me përgjegjësi të plotë nga Kuvendi. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama shtoi se fillimisht Kuvendi do të shprehet për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut dhe më pas do të votohen ndryshimet ligjore, lidhur me pezullimin e ministrave.

“Thirrja jonë e brendshme për gjak, për të parë tjetrin me këmbët lartë kokën poshtë, vjen nga e kaluara për të ardhmen tonë. Ne do ta mbajmë parasysh këtë. Duke e mbyllur dua të them se nisma thjesht dhe vetëm adreson një ..ok…boshllëk e quajnë jurisitët, por nuk duhet të shfaqet më që me fuqinë e prokurorit dhe verbërinë e gjykatësit që i shkon nga pas të marrë peng një gjykatë. Kjo është pak dhe thjesht. Rasti konkret është në proces në Kuvendin e Shqipërisë do të trajtohet me përgjegjësi që kemi si shumicë qeverisëse. Kush i lidh këto të dyja, edhe në aspektin kohor, nëse unë nuk gaboj, parlamenti do të hapet për imunitetin dhe më pas me votë për ndryshim. Sot nuk është dita për të folur, do të flasim në momentin e duhur kur të bëhen procedurat. Këto kisha unë”, tha Rama./Dosja.al

edi rama belinda balluku ps grupi parlamentar i partise socialiste

Sondazh

Poll