Politike

Pezullimi i ministrave/ Mblidhet Grupi Parlamentar i PS! Manja: Ja 7 funksionet që ne propozojmë që mos të pezullohen

Ish-ministri i Drejtësisë tha se, aktualisht nga kjo dispozitë përjashtohen anëtarët e këshillave bashkiakë, kryetarët e bashkive dhe deputetët.

16 Shkurt 2026, 09:11 Nga D.S

Pezullimi i ministrave/ Mblidhet Grupi Parlamentar i PS! Manja: Ja 7 funksionet

Ulsi MANJA

TIRANË- Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, ka prezantuar një nismë ligjore që synon plotësimin e një boshllëku në nenin 242/2 të Kodi i Procedurës Penale, i cili rregullon masat ndaluese, përfshirë pezullimin nga detyra. Ish-ministri i Drejtësisë tha se, aktualisht nga kjo dispozitë përjashtohen anëtarët e këshillave bashkiakë, kryetarët e bashkive dhe deputetët.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Manja theksoi se, nisma e re propozon zgjerimin e këtij rrethi, duke shtuar edhe shtatë funksionarë të tjerë të lartë, Presidentin e Republikës, Avokatin e Popullit, Kryeministrin, Zëvendëskryeministrin dhe ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese si dhe Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Përpara se të sqaroj se cili është qëllimi i këtij propozimi. Më lejoni të bëj një prezantim te nismës. Cfarë propozojmë ne konkretisht. Ky nen ka të bëj me masat ndaluese. Në pikën 1 te këtij neni sqarohen masat ndalues, pezullimi nga detyra, që është një masë gjyqësore që garanton hetimin dhe ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë së caktuar që lidhet me atë që shqyrton gjykata.

Nuk jemi te e dyta por te pezullimi. Në pikën 1 të këtij neni thuhet, masa e pezullimit nga detyra nuk shtrihet në ligjin elektoral dhe referuar Kodit Zgjedhor, dhe sipas Kodit zgjidhen zgjidhen anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe deputetët. Ne propozojmë që në pikën 2 të shtohet dhe rrethi i subjekteve që nuk mund të pezullohen nga detyra. Edhe ky rreth subjektesh shtohet me Presidentin e Republikës, Avokatin e Popullit, zv/Kryeministrin, ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryetarin e KLSH," tha Manja./Dosja.al

ulsi manja grupi parlamentar i ps pezullimi i ministrave

Sondazh

Poll