Politike

“Debat absurd"/ Rama: Pezullimi nuk cenon personin, por institucionin

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se pezullimi me vendim të GJKKO-së, nuk cënon personin por funksionin.

16 Shkurt 2026, 09:21 Nga D.S
“Debat absurd"/ Rama: Pezullimi nuk cenon personin, por
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar mosvendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e një anëtari të qeverisë nga GJKKO. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se pezullimi me vendim të GJKKO-së, nuk cënon personin por funksionin.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se nga vendimi i GJKKO-së nuk pezullohet vetëm vajtja në punë e një individi, por komplet puna e institucionit.

“Boshllëku ndodhet në trutë e atyre që nuk i dhanë drejtim bazuar në frymën e Kushtetutës dhe modelin e ndarjes së pushteteve në të gjithë planetin. Natyrisht kur them boshllëku kam parasysh jo persona të veçantë por kulturën e dobët demokratike dhe të shtetit ligjor që ka Shqipëria për shkak të traditës. Ai që e bën të pa pranueshëm pezullimin nga një prokurori dhe gjykatës në një seancë paraprake pa nisur ende gjyqi për një anëtar të kabinetit qeveritar, është fakti që pezullimi nuk cënon personin.

Pezullimi cënon funksionin. Funksioni që solli në vëmendjen tuaj kreu i Komisionit të Ligjeve si pjesë e këtij grupi nismëtar për ndryshim. Janë funksione që nuk zbatohen dot pa personin. Nuk pezullohet vetëm vajtja në punë e një individi, por puna e institucionit. Ajo ministri nuk ka më kapacitet të propozojë asgjë në Këshillin e Ministrave. Kaq duhet të mjaftonte për të mbyllur një debat absurd dhe të mos hidheshin 100 vetë pas një budallai që hodhi një gurë në lumë”, tha Rama./Dosja.al

edi rama grupi parlame4ntar i par5tise socialiste ps

Sondazh

Poll