Politike

Pezullimi i ministrave/ Rama dorëzon sot nismën ligjore! Mblidhet grupi parlamentar i PS-së, ja ndryshimet që priten

Ndryshimet ligjore mbajnë firmën e Edi Ramës, kreut të grupit të PS, Taulant Balla dhe të kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Pas diskutimit në grupin e PS, propozimi me ndryshimet ligjore për nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale do të depozitohen në Kuvend.

16 Shkurt 2026, 07:51 Nga E. D

Pezullimi i ministrave/ Rama dorëzon sot nismën ligjore! Mblidhet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 09:00 grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të prezantojë edhe ndryshimet e propozuara ligjore. Bëhet me dije se nisma synon kufizimin e kompetencës së gjykatave për pezullimin nga detyra të ministrave, apo postet e tjera kushtetuese.

Ndryshimet ligjore mbajnë firmën e Edi Ramës, kreut të grupit të PS, Taulant Balla dhe të kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Pas diskutimit në grupin e PS, propozimi me ndryshimet ligjore për nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale do të depozitohen në Kuvend.

Partia Socialiste do të prekë nenin që aktualisht nuk lejon pezullimin nga detyra vetëm të deputetit apo kryebashkiakut. Në të, do të shtohen edhe Presidenti, Kryeministri, ministrat, Avokati i Popullit, Kreu i KLSH-së dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë./Dosja.al

edi rama partia sicialiste grupi parlamentar i ps

Sondazh

Poll