Aktualitet

Dyshohet se shiste kokainë si pjesë e grupit kriminal, arrestohet 17-vjeçari në Kukës

Policia po punon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

15 Shkurt 2026, 10:36 Nga E.d
Dyshohet se shiste kokainë si pjesë e grupit kriminal, arrestohet
Foto ilustruse

KUKËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 17-vjeçar në qytetin e Kukësit. Kjo pasi, dyshohet  se shiste kokainë në qytet, si pjesë e grupit kriminal.

Policia po punon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Njoftimi i policisë

Operacioni policor i koduar “Start 2” vijon në Kukës, ndërsa numri i personave të arrestuar ka shkuar në katër, pas ndalimit të një 17-vjeçari të dyshuar si i përfshirë në veprimtari kriminale. Sipas Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, i mituri, banues në Kukës, dyshohet se në bashkëpunim me tre shtetasit e arrestuar më herët, shiste lëndë narkotike të dyshuar kokainë në qytet.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

kukës 17-vjeçar kokainë

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shkurt 2026, 22:44 E. D

Analiza: Arsimi i lartë, në udhëkryq

Një reformë e vonuar në arsimin e lartë po synon të sjellë ndryshime në mënyrën e financimit për universitet...