Aktualitet

Rrezik nga ortekët e dëborës/ Pezullohet qarkullimi në aksin Qafë Thore-Theth

Ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në një moment të dytë.

15 Shkurt 2026, 09:30 Nga E.d
Rrezik nga ortekët e dëborës/ Pezullohet qarkullimi në aksin
Foto ilustruse

THETH- Qarkullimi rrugor në aksin Qafë Thore-Theth është ndaluar për automjetet. Kjo pasi rrezikohet për rënie të ortekëve të dëborës. Si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, pasi rrezikshmëria është e lartë.

Ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në një moment të dytë. Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.

Njoftimi zyrtar:

Bazuar në analizën e riskut dhe pas komunikimit me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, dhe ARrSh-në, në segmentin rrugor “Qafë Thore – Theth”, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, pasi rrezikshmëria është e lartë.

Ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në një moment të dytë. Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.

U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme./Dosja.al

qafë thore-theth automjete ortek

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shkurt 2026, 22:44 E. D

Analiza: Arsimi i lartë, në udhëkryq

Një reformë e vonuar në arsimin e lartë po synon të sjellë ndryshime në mënyrën e financimit për universitet...