Aktualitet

EMRAT/ Sulmuan me armë zjarri policët e kufirit në Morinë në 2023, GJKKO dënon 7 trafikantët e klandestinëve

Ata akuzohen edhe për tentativë të vrasjes së policëve gjatë aksionit në vitin 2023, pasi i qëlluan me armë në krye të detyrës, teksa përpiqeshin të arratiseshin. 

12 Shkurt 2026, 16:27 Nga E.d
EMRAT/ Sulmuan me armë zjarri policët e kufirit në Morinë
Foto ilustruse

TIRANA- Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 7 anëtarët e një grupi të huajsh të trafikut të klandestinëve, nga Shqipëria nëpërmjet Kosovës, drejt vendeve të BE-së. 

Në vendimin e shpallur sot, pas pretencës së dhënë nga SPAK, GJKKO i gjeti fajtorë të pandehurit e ndarë në dy grupe dhe u dha gati tre vite pas operacionit. Ata akuzohen edhe për tentativë të vrasjes së policëve gjatë aksionit në vitin 2023, pasi i qëlluan me armë në krye të detyrës, teksa përpiqeshin të arratiseshin. 

Grupi i parë, përbëhet nga Muhamed Shehab, Muhammed Nasir, Nagid Alabdalah. Ndërsa grupi i dytë, nga Sultan Grimash, Muhammed Radaën, Ayoub Bahhoo, e Rabi Lqadi.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme:

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë

Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Sultan

Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma, Ayoub Bahhoo, Muhammed Radën alias

Muhamed Radouë alias Radvan Radvan, Rabi Lqadi alias Rabi El-Kadi, Muhammed

Shehab alias Mohamed Al Uthman Shaab alias Mohamed Outman, Muhammed Nasir alias

Nouh Graie dhe Nagid Alabdalah alias Abu Gira”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të
gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me

trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Etleva Deda dhe Bib Ndreca, me vendimin nr.

12, datë 10.02.2026 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes
Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në

bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në

tentativë, në dëm të shtetasit A.L, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i

K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes
Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në

bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në

tentativë, në dëm të shtetasit J.Q, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i

K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes
Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në

bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në

tentativë, në dëm të shtetasit G.C, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i

K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes
Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur

në tentativë, në dëm të shtetasit G.P, parashikuar nga neni 79/b dhe neni 22 i K.Penal dhe

dënimin e tij me 30 vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes
Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur

në tentativë, në dëm të shtetasit A.Sh, parashikuar nga neni 79/b dhe neni 22 i K.Penal dhe

dënimin e tij me 30 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes
Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, në dëm të

shtetasit I.R, parashikuar nga neni 76 dhe neni 22 i K.Penal dhe dënimin e tij me 12 vjet

burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes
Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, në formën

e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit

B.D, parashikuar nga neni 76, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të

nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 20 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes
Alma për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në

bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga

neni 298 paragrafi i dytë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1

të K.Penal dënimin e tij me 9 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes
Alma për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në

bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga

neni 278/a paragrafi i parë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika

1 të K.Penal dënimin e tij me 13 vjet burgim.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias
Junes Alma për kryerjen e veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, kryer

në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar

nga neni 297 e neni 28 pika 4 i K.Penal, për shkak se në bazë të nenit 388 pika 1, gërma

“b” e K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes
Alma për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni

333/a paragrafi i parë i K.Penal dhe dënimin e tij me 6 vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri pandehurit Sultan
Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma dënohet me 35 vjet burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të vendimit dhe do të vuhet në një burg
të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të

dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ayoub Bahhoo për kryerjen e veprës penale “Vrasja e
punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të

grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A.L, parashikuar

nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2

të K.Penal, dënimin e tij me 35 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ayoub Bahhoo për kryerjen e veprës penale “Vrasja e
punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të

grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit J.Q, parashikuar

nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2

të K.Penal, dënimin e tij me 35 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ayoub Bahhoo për kryerjen e veprës penale “Vrasja e
punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të

grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit G.C, parashikuar

nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2

të K.Penal, dënimin e tij me 35 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ayoub Bahhoo për kryerjen e veprës penale “Vrasja
me dashje”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar

kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit B.D, parashikuar nga neni 76, neni 28

pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e

tij me 17 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ayoub Bahhoo për kryerjen e veprës penale “Ndihma
për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të

grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 298 paragrafi i dytë e neni 28 pika 4

i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 8 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ayoub Bahhoo për kryerjen e veprës penale “Trafikimi
i armëve dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të

strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278/a paragrafi i parë e neni 28 pika 4 i K.Penal

dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ayoub Bahhoo për kryerjen e veprës penale
“Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë,

atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 297 e neni 28 pika 4 i K.Penal

dhe për shkak se në bazë të nenit 388 pika 1, gërma “b” e K.Pr.Penale, fakti nuk përbën

vepër penale.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ayoub Bahhoo për kryerjen e veprës penale “Grupi i
strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin

e tij me 4 vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Ayoub Bahhoo
dënohet me 35 vjet burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së
lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me

burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias
Radvan Radvan për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”,

kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur

në tentativë, në dëm të shtetasit A.L, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni

22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vjet

burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias
Radvan Radvan për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”,

kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur

në tentativë, në dëm të shtetasit J.Q, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni

22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vjet

burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias
Radvan Radvan për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”,

kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur

në tentativë, në dëm të shtetasit G.C, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni

22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vjet

burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias
Radvan Radvan për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, kryer në

bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në

tentativë, në dëm të shtetasit B.D, parashikuar nga neni 76, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i

K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 17 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias
Radvan Radvan për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të

kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar

kriminal, parashikuar nga neni 298 paragrafi i dytë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim

edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 8 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias
Radvan Radvan për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”,

kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal,

parashikuar nga neni 278/a paragrafi i parë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe

të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Muhammed Radën alias Muhamed Radouë
alias Radvan Radvan për kryerjen e veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit

shtetëror”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar

kriminal, parashikuar nga neni 297 e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe për shkak se në bazë të

nenit 388 pika 1, gërma “b” e K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale

Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias
Radvan Radvan për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar

nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Muhammed
Radën alias Muhamed Radouë alias Radvan Radvan dënohet me 35 vjet burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së
lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me

burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Rabi Lqadi alias Rabi El-Kadi për kryerjen e veprës
penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën

e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 298 paragrafi i dytë

e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij

me 8 vjet burgim.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Rabi Lqadi alias Rabi El-Kadi për kryerjen e
veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, në formën

e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 297 e neni 28 pika

4 i K.Penal, për shkak se në bazë të nenit 388 pika 1, gërma “b” e K.Pr.Penale, fakti nuk

përbën vepër penale.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Rabi Lqadi alias Rabi El-Kadi për kryerjen e veprës
penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i

K.Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Rabi Lqadi alias
Rabi El-Kadi dënohet me 8 vjet burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së
lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me

burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman
Shaab alias Mohamed Outman për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të

Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të

strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A.L, parashikuar nga neni

79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal,

dënimin e tij me 35 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman
Shaab alias Mohamed Outman për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të

Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të

strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit J.Q, parashikuar nga neni

79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal,

dënimin e tij me 35 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman
Shaab alias Mohamed Outman për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të

Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të

strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit G.C, parashikuar nga neni

79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal,

dënimin e tij me 35 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman
Shaab alias Mohamed Outman për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, kryer

në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në

tentativë, në dëm të shtetasit B.D, parashikuar nga neni 76, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i

K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 17 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman
Shaab alias Mohamed Outman për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të

paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të

strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 298 paragrafi i dytë e neni 28 pika 4 i K.Penal

dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 8 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman
Shaab alias Mohamed Outman për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe

prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në

formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278 paragrafi

i parë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin

e tij me 10 vjet burgim.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Muhammed Shehab alias Mohamed Al
Uthman Shaab alias Mohamed Outman për kryerjen e veprës penale “Kalimi i

paligjshëm i kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit

të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 297 e neni 28 pika 4 i K.Penal, për shkak se

në bazë të nenit 388 pika 1, gërma “b” e K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman
Shaab alias Mohamed Outman për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar

kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i K.Penal dhe dënimin e tij me 5

vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Muhammed
Shehab alias Mohamed Al Uthman Shaab alias Mohamed Outman dënohet me 35 vjet

burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së
lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me

burgim dhe të paraburgosurve”

Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Nasir alias Nouh Graie për kryerjen e
veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në

formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 298 paragrafi

i dytë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin

e tij me 8 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Nasir alias Nouh Graie për kryerjen e
veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i

municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar

kriminal, parashikuar nga neni 278 paragrafi i parë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim

edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 10 vjet burgim.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Muhammed Nasir alias Nouh Graie për kryerjen
e veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, në

formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 297 e neni

28 pika 4 i K.Penal për shkak se në bazë të nenit 388 pika 1, gërma “b” e K.Pr.Penale, fakti

nuk përbën vepër penale.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Nasir alias Nouh Graie për kryerjen e
veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë

i K.Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Muhammed Nasir
alias Nouh Graie dënohet me 12 vjet burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së
lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me

burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Nagid Alabdalah alias Abu Gira për kryerjen e veprës
penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën

e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 298 paragrafi i dytë

e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 8 vjet burgim.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Nagid Alabdalah alias Abu Gira për kryerjen e
veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, në formën

e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 297 e neni 28 pika

4 i K.Penal, për shkak se në bazë të nenit 388 pika 1, gërma “b” e K.Pr.Penale, fakti nuk

përbën vepër penale.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Nagid Alabdalah alias Abu Gira për kryerjen e veprës
penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i

K.Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Nagid Alabdalah
alias Abu Gira dënohet me 8 vjet burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”./Dosja.al

morinë gjkko 7 trafikantë

Sondazh

Poll