Aktualitet

Ushtronin prostitucion në një banesë që e kishin marrë me qira në Fier, arrestohen dy shtetase të huaja

Policia ka sekuestruar një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale. 

12 Shkurt 2026, 15:36 Nga E.d
Ushtronin prostitucion në një banesë që e kishin marrë
Foto ilustruse

FIER- Policia ka arrestuar ditën e sotme 2 shtetase të huaja që ushtronin prostitucion në një banesë në Fier, që e kishin marrë me qira për këtë qëllim. Policia ka sekuestruar një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale. 

Këto shtetase kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Mbi to rëndojnë akuzat për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Vihen në pranga 2 shtetase të huaja që ushtronin prostitucion në një banesë në Fier, që e kishin marrë me qira për këtë qëllim.

Sekuestrohet një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda speciale, për një rast prostitucioni, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, arrestuan shtetaset:

-Y. Y., 30 vjeçe, banuese në Kazakistan dhe A. A., 31 vjeçe, banuese në Turqi.

Këto shtetase kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2800 euro dhe 29 000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 5 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”./Dosja.al

fier policia prostitucion

Sondazh

Poll