Aktualitet

Kërcënoi se do hidhej nga lartësia, flet 40-vjeçarja: Më hoqën nga puna se kërkova rrogën, nuk kisha zgjidhje tjetër

 Ajo shtoi se merr një rrogën, 38 mijë lekë, e merr një herë në dy muaj e gjysmë.

12 Shkurt 2026, 16:01 Nga E.d
Kërcënoi se do hidhej nga lartësia, flet 40-vjeçarja:
Foto ilustruse

KUÇOVË- 40-vjeçarja Elona Bregu, punonjëse e një firme pastrimi në Kuçovë, e cila kërcënoi se do hidhej nga vinçi duke i dhënë fund jetës, ka folur për mediat. Ajo tha se e ndërmori këtë veprim, pasi nuk kishte zgjidhje tjetër.

 Ajo shtoi se merr një rrogën, 38 mijë lekë, e merr një herë në dy muaj e gjysmë.


“Çfarë të bëjmë ne, ne na hoqi nga puna ai, ikëm lart. Atje do ta zgjidhësh vetëm te kulla, se në vend tjetër nuk e zgjidh zot. 38 mijë lekë, atë kam. Me një burrë të sëmurë, atë kam. Pse më hoqën nga puna, asgjë nuk bëra. Pse vajtëm kërkuam lekët në bashki, rrogën. Private është, gjysmë për gjysmë. Një herë në 2 muaj e gjysmë, 38 mijë lekë.", tha ajo./Dosja.al

kuçovë elona bregu bashkia

Sondazh

Poll