Aktualitet

Mbetjet e rrezikshme/ Arrestohet inspektori i Portit Durrës, ishte shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’

Blutë sqarojnë me anë të një njoftimi, se Gjykata e Durrësit i kishte caktuar Xhulio Golgotas masën e sigurisë ‘arrest me burg’, lidhur me mbetjet e rrezikshme, ku u caktuan 33 masa sigurie.

12 Shkurt 2026, 15:29 Nga E. D
Mbetjet e rrezikshme/ Arrestohet inspektori i Portit Durrës, ishte shpallur
foto ilustuese

DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga 37-vjeçarin Xhulio Golgota, Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim. Blutë sqarojnë me anë të një njoftimi, se Gjykata e Durrësit i kishte caktuar Xhulio Golgotas masën e sigurisë ‘arrest me burg’, lidhur me mbetjet e rrezikshme, ku u caktuan 33 masa sigurie. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni koduar “Eko-Toxic”, kapet njëri nga shtetasit e shpallur në kërkim. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kapën dhe ndaluan Xh. G., 37 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 03.02.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Masat për 20 të arrestuarit:

-Shtetasi Rami Bunga- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe “Menaxhim i mbetjeve”- Arrest në shtëpi

-Shtetasi Shaban Hyseni- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe dhe “Falsifikim i dokumenteve”- Arrest në burg

-Shtetasja Mirjeta Zotaj- dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;- Arrest në shtëpi”

-Shtetasi Mikail Hila- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”-Arrest në burg

-Shtetasi Nazif Bajrami- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;-Arrest në burg

-Shtetasi Andon Prifti dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në Burg

-Shtetasi Julian Kapedani dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

-Shtetasi Indrit Likaj dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në Burg

-Shtetasi Edmond Voda dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në burg

-Shtetasi Helidon Lila, dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi

-Shtetasi Shkëlqim Jakupi, dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi

-Shtetasi Florian Çimo- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në burg

-Shtetasi G.S- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”; Arrest në burg

-Shtetasja Arta Dollani- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

-Shtetasja Marjeta Përlala- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore

-Shtetasja Kledina Skendo,dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

-Shtetasja Bujana Tonciça- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

-Shtetasja Evis Mellonashi- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

-Shtetasi Kejdi Ahmetaj- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Arrest në shtëpi

-Shtetasja Iva Musa dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore./Dosja.al

mbetjet e rrezikshme  xhulio golgota

Sondazh

Poll