Aktualitet

Vodhën disa subjekte në Vorë, arrestohen dy të rinjtë dhe precedohet babai i një prej tyre

Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi dyshohet se kanë vjedhur shuma parash dhe produkte të ndryshme, në 3 subjekte, si dhe kanë tentuar të vjedhur në 2 subjekte të tjera, në Vorë.

12 Shkurt 2026, 15:20 Nga E.d
Vodhën disa subjekte në Vorë, arrestohen dy të rinjtë
Foto ilustruse

VORA- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy të rinjë në Vorë. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi dyshohet se kanë vjedhur shuma parash dhe produkte të ndryshme, në 3 subjekte, si dhe kanë tentuar të vjedhur në 2 subjekte të tjera, në Vorë.

Gjithashtu ka nisur procedimi penal edhe për babain e njërit prej tyre. Kjo, pasi në banesën e tij iu gjet një shkop gome si ato që përdor Policia. 


Njoftimi i policisë

Si rezultat  i administrimit të shpejtë të disa kallëzimeve për vjedhje/tentativë për vjedhje, nga pronarët e disa subjekteve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Midnight”, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët.

Në kuadër të operacionit u kap dhe vu në pranga shtetasi J. C., 31 vjeç, banues në Vorë dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. A., 35 vjeç, banues në Vorë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, gjatë muajit shkurt, kanë vjedhur shuma parash/produkte të ndryshme, në 3 subjekte, si dhe kanë tentuar të vjedhur në 2 subjekte të tjera, në Vorë. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer këta shtetas.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. C., 59 vjeç, banues në Vorë, babai i shtetasit J. C., pasi iu gjet një shkop gome si ato që përdor Policia, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./Dosja.al

vorë policia vjedhje

Sondazh

Poll