Aktualitet

Revolta ekstreme e gruas në Kuçovë: Kjo është zgjidhja, t'i hipësh majë kullës edhe të futesh në punë

Kjo është një akt revolte nga ana e saj pasi pretendon se është hequr me pa të drejtë nga puna dhe nuk ka marrë as pagat e 2 muajve.

12 Shkurt 2026, 14:03 Nga D.S
Revolta ekstreme e gruas në Kuçovë: Kjo është
foto nga vendngjarje

BERAT- Elona Bregaj, punonjësja e pastrimit e bashkisë Kuçovë ka hypur në një shtyllë dhe ka kërcënuar se do të hidhet. Kjo është një akt revolte nga ana e saj pasi pretendon se është hequr me pa të drejtë nga puna dhe nuk ka marrë as pagat e 2 muajve.

Bregaj është nëna e dy fëmijëve dhe deklaroi se është e vetmja që siguron të ardhurapër familjen pasi bashkëshorti i saj ka probleme të shëndetit mendor. Ajo gjithashtu u shpreh se nuk do të ulet nga kulla deri sa institucioni ti ofrojë zgjidhje.

Bashkëbisedimi mes Bregaj dhe gazetarit:

Arnold Kariqi: Me kë keni folur në bashki?

Elona Bregaj: Kam folur me Sebiun, se kryetari nuk na doli. I thashë Sebiut, më nxirr te kryetari pesë minuta. Jo tha, nuk ta nxjerr tha, se është i zënë kryetari i bashkisë. Ore pesë minuta i thashë unë sa të flas. Nuk ma nxirrte njeri kryetarin e bashkisë. Tani kanë ardhur këtu të tërë poshtë.

Arnold Kariqi: Ka punonjës të tjerë të cilët janë pushuar?

Elona Bregaj: Kanë hequr para dy muajve, hoqën katër punëtorë të tjerë ata. Tani na hoqën ne tre punëtore.

Arnold Kariqi: Cila është arsyeja e këtyre shkarkimeve sipas tyre, Elona? Apo për t'ju mbyllur gojën që të mos ankoheni?

Elona Bregaj: Asnjë lloj justifikimi. Ata s'të japin shpjegime, vetëm të heqin nga puna. Ja, ky është justifikimi. Vetëm telefoni që kam ikur unë majë shtyllës. Asnjë lloj justifikimi.
Arnold Kariqi: Ndërkohë, kanë tentuar punonjësit e firmës t'ju kontaktojnë? Të arrini një marrëveshje për të mos shkuar në këto masa ekstreme? Apo nuk u ka interesuar fare?

Elona Bregaj: Asnjë, nuk të japin rrugëzgjidhje. Këtu bashkia s'ka... Kjo bashkia jonë është kot. Këtu nuk ka kontroll këtu, këtu në bashkinë tonë.

Arnold Kariqi: Po gjatë kohës së punës, si ka qenë marrëdhënia dhe sjellja e drejtuesve të bashkisë dhe kompanisë? Sa vite keni që punoni aty?

Elona Bregaj: Po 15 vjet e kam. Është hera e dytë që po ma bën kjo kompania, që na hoqi nga puna. Hera e dytë që na hoqi nga puna, para katër vite, pesë vite. Tani e bëri prapë. Çfarë kam bërë unë që më heq mua nga puna? Edhe merr punëtore të tjera në punë. Për çfarë më hoqi nga puna? Çfarë arsye më nxjerr ai? Të paktën më jep një justifikim. Pse kërkoj rrogat? Çfarë kërkoj, rrogën kërkoj. Muaj për muaj, një datë të caktuar. Ai jep rrogën një herë në dy muaj e gjysmë, se i do qejfi atij. Të jep një rrogë edhe një rrogë ta mban brenda. Tani me atë rrogë, çfarë do mbajmë ne? Të lajmë kreditë, të mbajmë bukën, të lajmë drita, ujë, internete.

Arnold Kariqi: Jeni e martuar, keni fëmijë, detyrime?

Elona Bregaj:  Po, po. Jam, dy fëmijë kam të vegjël.

Arnold Kariqi: Bashkëshorti është në punë?

Elona Bregaj:  Jo, jo, është i sëmurë.

Arnold Kariqi: Ndërkohë, çfarë po ndodh aty? Ku je tani?

Elona Bregaj: Unë jam majë kullës, aty te kulla. Ka ardhur policia, kanë ardhur gjithë ata të bashkisë. Tani vijnë këtu, të luten hajde zbrit poshtë. Tani hajde se po futesh në punë thonë. Kjo është zgjidhja, t'i hipësh majë kullës edhe të futesh në punë., tha ajo./Dosja.al

elona bregaj punonjësja e pastrimit e bashkisë kuçovë ka hypur në një shtyllë dhe ka kërcënuar se do të hidhet pasi është hequr me pa të drejtë nga puna dhe nuk ka marrë as pagat e 2 muajve. ajo është nëna e dy fëmijëve dhe është ngjitur në shtyllën e tensionit të lartë pas shkarkimit nga puna. punonjëse e një firme pastrimi gruaja ka ndërmarrë një akt ekstrem duke u ngjitur në një shtyllë të tensionit të lartë dhe duke kërcënuar me vetëflijim. shkak për këtë veprim është bërë shkarkimi i saj nga puna bashkë me dy kolege të tjera pasi kishin protestuar për mosmarrjen e pagave kjo është zgjidhja t\'i hipësh majë kullës edhe të futesh në punë berat elona bregaj

Sondazh

Poll