Aktualitet

U largua nga drejtimi i Prefekturës së Tiranës, Afrim Qendro emërohet në krye të IKMT

Ai zëvendëson Dallëndyshe Bicin, e cila u largua nga detyra në fund të janarit.

12 Shkurt 2026, 15:33 Nga E. D
U largua nga drejtimi i Prefekturës së Tiranës, Afrim Qendro
Afrim Qendro

TIRANË-  Afrim Qendro pak ditë pasi u lirua nga detyra e Prefektit të Tiranës, është emëruar në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Ai zëvendëson Dallëndyshe Bicin, e cila u largua nga detyra në fund të janarit.

Qendro ka patur një sërë detyrash të larta publike ashtu sikurse politike si kordinator elektoral i PS në Qarqet e Tiranës dhe Vlorës, anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe në Asamblenë e Tiranës.

Fillimisht Qendro ka qenë drejtues i Ndërmarrjes Nr.1 në Bashkinë e Tiranës, me tej drejtues i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës; drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar; nën kryetar i Bashkisë së Vlorës dhe së fundi Prefekt i Qarkut të Tiranës./Dosja.al

afrim qendro

Sondazh

Poll