Aktualitet

Dosja e Bankers/ Apeli i GJKKO jep vendimin për ankimimin e Ardit Keros kundër sekuestros së llogarive bankare

Bëhet me dije se, Apeli i GJKKO ka vendosur shfuqizimin e pjesshëm të vendimit për sekuestrimin të disa llogarive bankare dhe kthimin e shumave monetare të tij.

12 Shkurt 2026, 15:28 Nga E. D
Dosja e Bankers/ Apeli i GJKKO jep vendimin për ankimimin e Ardit Keros
Bankers

TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka pranuar pjesërisht ankimimin e Ardit Keros kundër vendimit të gjykatës së Fierit për sekuestrimin e llogarive bankare. Bëhet me dije se, Apeli i GJKKO ka vendosur shfuqizimin e pjesshëm të vendimit për sekuestrimin të disa llogarive bankare dhe kthimin e shumave monetare të tij.

Ardit Kero, i përfshirë në dosjen e Bankers Petroleum, u la në arrest shtëpie në muajin gusht nga gjykata e Fierit pas operacionit ndaj kompanisë Bankers Petroleum. Bankers akuzohet për evazion fiskal dhe krijim skemash mashtruese në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

NJOFTIMI I PLOTË I GJYKATËS:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Igerta Hysi, sot më datë 12.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 48 akti, datë 03.02.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit A.K: “Ankim kundër vendimit Nr. 62-2025-4590 (1309), datë 13.08.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, lidhur me kundërshtimin e vendimit të sekuestros”, si vijon:

1. Ndryshimin e vendimit Nr. 62-2025-4590 (1309), datë 13.08.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në këtë mënyrë:

– Pranimin pjesërisht të kërkesës së shtetasit nën hetim A.K.

– Shfuqizimin e pjesshëm të vendimit “Për sekuestrimin pranë bankave”, datë 18.07.2025, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për pjesën që ka vendosur sekuestrimin pranë Bankës “***” të llogarive nr. ***, me balancë 327,060.55 lekë; nr. ***, me balancë 11,535 Euro; nr. ***, me balancë 1,653 Usd dhe pranë Bankës “***” të llogarisë nr. ***, me balancë 2,043 euro, në emër të shtetasit nën hetim A.K, i biri i A. dhe i Y., i datëlindjes ***, me Nr. ID ***.

– Kthimin e shumave të mësipërme monetare, shtetasit nën hetim A.K. 2.

Miratimin e vendimit Nr. 62-2025-4590 (1309), datë 13.08.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për pjesën tjetër.

3. Kundër vendimit mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit. U shpall në Tiranë, më datë 12.02.2026./Dosja.al

bankers

Sondazh

Poll