Aktualitet

Lleshaj flet për OFL-në nga Elbasani: Do përshkallëzohet, nuk ka selektim të objektivave (VD)

18 Shkurt 2020, 11:27 Nga DOSJA
Lleshaj flet për OFL-në nga Elbasani: Do përshkallëzohet,

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zbarkuar ditën e sotme në Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit ditën e sotme, ku u inaguruan ambientet për të miturit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Pas inspektimit te salla operative në DVP, Lleshaj mbajti një prononcim për mediat, ku foli për OFL-në dhe u shpreh se operacioni do të përshkallëzohet.

I pyetur për pasuritë e sekuestruara, ministri shtoi më tej se ato do të kalojnë në funksion publik.

Do të ketë përshkallëzim të operacioni të OFL-së në të gjithë vendin. Nuk është se ka objektiva selektivë, pasi personat që janë objekt i ligjit janë përcaktuar nga vetë ligji. Operacioni do të vazhdojë në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Administrimi i pronave pritet t’i kalohet ministrisë së Brendshme, nga një ndryshimi ligjor dhe ligji parashikon që pasuritë që konfiskohen do të kalojnë në funksion publik, besoj se e kupton shkolla, qendra shëndetësore,”- tha Lleshaj ndër të tjera.

Që prej 3 shkurtit, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e pasurive të emrave të njohur të botës së krimit. OFL ka dërguar tashmë formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit, Emiljano Shullazit, Gjergj Cukalit, Oreges Jahelezi dhe Pajtim Serjanit. Një ditë më parë, OFL-ja zbarkoi në qytetin e Vlorës ku iu dërgoi formularët e deklarimit të pasurisë Altin dhe Mikel Çuçaj, vëllezër, të dënuar me 14 vite burg secili për trafik droge në Itali.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ofl ne terren sander lleshaj ofl ne terren sander lleshaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shkurt 2020, 09:18

Tiranë- Zbardhet dëshmia e 20-vjeçares me iniciale I.K, e cila u kap në Rinas  një ditë më parë me 12450 Euro. Burime për Dosja.al bëjnë me dije,  se par...