Aktualitet

“I gjeta të 3 pajetë në kuzhinë, në pozicione të ndryshme”/ Flet administratori i Ostrenit, Tola: Soba kishte qenë nd

18 Shkurt 2020, 10:57 Nga DOSJA
“I gjeta të 3 pajetë në kuzhinë, në pozicione

Bulqizë- Altin Tola, administratori i Njësisë Administrative të Ostrenit, ka treguar detaje të reja në lidhje me ngjarjen ku humbën jetën tre anëtarë të familjes Tola, Rajmonda Tola, me dy fëmijët, Rudina Tola dhe Fatjon Tola.

Tola ka deklaruar për mediet se në mometin që ka shkuar në vendin e ngjarjes, të tre personat ishin të pajetë.

“Kam kontaktuar dhe kam qenë ndër personat e parë që kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Në momentin që shkova atje, 3 personat e tjerë kishin ndërruar jetë. U gjetën në pozicione të ndryshme në kuzhinë. Ndërsa vajzën e kishin gjetur dy kunatat e Rajmondës. Më pas njoftuan organet e shëndetësisë. Dy infermiere dhe shoferi i ambulancës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por ata kishin ndërruar jetë dhe i kishin dhënë ndihmë mjekësore vajzës së vogël, Meritës.”, u shpreh ai.

Ai ka theksuar më tej ende nuk dihet shkaku i saktë i vdekjes së 3 personave.

“Unë kur shkova, nuk kishte asnjë aromë të keqe. Soba kishte qenë ndezur. Zona jonë është e ftohtë dhe detyrimisht ngrohemi me dru. A ka ardhur nga zjarri, nga gazi, nga ushqimet, ne ende nuk dimë gjë. Sapo të dali ekspertiza e shëndetësisë, atëherë do dalin e vërteta. Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak do të propozohet që të kërkohet një ndihmë financiare për të zbutur sado pak dhimbjen e tyre. Unë i kam të afërmit e mi.”, është shprehur ai.

Ndërsa për 16-vjeçaren e mbijetuar, Merita, ai ka treguar se vajza është e trishtuar dhe nuk është në gjendje të përballojë këtë situatë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 shkurt në Bulqizë, ku nëna me dy fëmijët e saj u gjetën të pajetë. Burimet nga grupi i ekspertizës bëjnë me dije se tre anëtarët e familjes Tola humbën jetën si pasojë e asfiksisë nga soba e drurit, me të cilën ngroheshin.  E helmuar mbeti edhe vajza tjetër Merita, 16 vjeç, por ajo fatmirësisht mbijetoi dhe aktualisht ndodhet në QSUT në Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Në momentin që ndodhi ngjarja, kryefamiljari nuk ndodhej në banesë pasi punonte në Greqi.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatjon tola rajmonda tola rudina tola tragjedia e ostrenit fatjon tola rajmonda tola rudina tola tragjedia e ostrenit

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shkurt 2020, 09:18

Tiranë- Zbardhet dëshmia e 20-vjeçares me iniciale I.K, e cila u kap në Rinas  një ditë më parë me 12450 Euro. Burime për Dosja.al bëjnë me dije,  se par...

Aktualitet 18 Shkurt 2020, 08:59

Ballsh-Naftëtarët  e Ballshit janë futur sot në ditën e dytë të grevës së urisë, pasi një ditë më parë u solidarizuan me punonjësit e nën-stacionit të Poç...