Aktualitet

Gara për kreun e BKH-së, dy nga kandidatët përballen sot me “makinën e së vërtetës”, 4 orë në test

18 Shkurt 2020, 09:55 Nga DOSJA
Gara për kreun e BKH-së, dy nga kandidatët përballen sot me

Tiranë- 8 kandidatët që janë në garë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, këtë javë do t’i nënshtrohen testit të Poligrafit ose “makinës të së vërtetes”. Mësohet se ditën e sotme do të përballen me testin e të vërtetës dy kandidatë dhe seancat do të zhvillohen pranë SHÇBA-së tek ministria e Brendshme, të cilat do të  zgjasin nga 2 deri në 4 orë.  Aktualisht në garë për kreun e “FBI-së shqiptare” janë Aida Veizaj, Ardian Çipa, Ervin Hodaj, Ylli Pjetërnikaj, Artur Beu, Gentjan Shehaj, Lindita Nushi dhe Idajet Faskaj.

Mësohet se testimi do të mbyllet të premten dhe më pas SPAK-u do të përzgjedhë një nga tetë garuesit për t’ia përcjellë KLP-së, për të bërë emërimin.

Çfarë është makina e së vërtetës?

Poligrafi bazohet mbi faktin se gënjeshtra provokon përgjithësisht ankth tek peronat që janë duke kryer këtë test.  Po kështu në momentin që kandidati gënjen ndryshojnë  parametrat fiziologjike, si presioni i gjakut, frekuenca kardiake, ritmi i frymëmarrjes e deri tek rezistenca e ndryshuar e lëkurës ndaj përcjelljes se rrymës elektrike.

Në garë për të drejtuar “FBI-në shqiptare” hynë 40 aplikantë profesionet e të cilëve varionin që nga avokatë, policë apo edhe ish-oficerë policie, të cilët prej kohësh jetonin jashtë Shqipërisë. Një pjesë e tyre që nuk përmbushnin kushtet u skualifikuan nga gara, ndërsa të tjerë humbën ‘betejën’ me provat. Lidhur me procesin ka dalë garant Ambasada Amerikane, e cila ka siguruar shqiptarët se ka qenë transparent.  Ambasada njoftoi se ka dhënë një fond prej 4 milion dollarësh, i cili do të përdoret në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë. Nga ana tjetër, për këtë post, kreu i SPAK Arben Kraja ka deklaruar se duhet një person me integritet dhe se do të trajnohet nga SHBA-ja.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gara për kreun e bkh-së gara për kreun e bkh-së

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shkurt 2020, 09:18

Tiranë- Zbardhet dëshmia e 20-vjeçares me iniciale I.K, e cila u kap në Rinas  një ditë më parë me 12450 Euro. Burime për Dosja.al bëjnë me dije,  se par...

Aktualitet 18 Shkurt 2020, 08:59

Ballsh-Naftëtarët  e Ballshit janë futur sot në ditën e dytë të grevës së urisë, pasi një ditë më parë u solidarizuan me punonjësit e nën-stacionit të Poç...