Aktualitet

18 Shkurt 2020, 09:18 Nga DOSJA

Tiranë- Zbardhet dëshmia e 20-vjeçares me iniciale I.K, e cila u kap në Rinas  një ditë më parë me 12450 Euro. Burime për Dosja.al bëjnë me dije,  se para policisë vajza ka deklaruar se nuk kishte dijeni se sa ishte shuma që lejohej pa e deklaruar. Po kështu ajo ka deklaruar se po udhëtonte jashtë vendit për të bërë pazar dhe kjo ishte arsyeja pse kishte një shumë të tillë parash me vete.

Një ditë më parë, Policia e Rinasit sekuestroi një shifër të madhe parash, të cilat nuk u deklaruan gjatë kontrollit në pikën kufitare të Rinasit. Në një njoftim për mediat, Policia bëri me dije se paratë posedoheshin nga një 20-vjeçare, e cila nuk deklaroi se kishte me vete 12450 Euro.  E reja akuzohet për “mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapet e reja me 12 mijë euro kapet e reja me 12 mijë euro

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shkurt 2020, 08:59

Ballsh-Naftëtarët  e Ballshit janë futur sot në ditën e dytë të grevës së urisë, pasi një ditë më parë u solidarizuan me punonjësit e nën-stacionit të Poç...