Vodafone, Albtelecom dhe Telekom Albania kallëzohen në SPAK/ Shqiptarët e marrin seriozisht “luftën” me kompanitë celul
Tiranë- Shqiptarët e marrin seriozisht ‘luftën’ me kompanitë celulare, pasi këto të fundit rritën çmimet e tarifave me 200 lekë. Qytetarët për këtë çështje kanë kallëzuar në SPAK (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) tri kompanitë celulare ‘Albtelecom’, ‘Telekom Albania’ dhe ‘Vodafone’, pasi shprehen se rritja e tarifave ishte një vjedhje e pastër dhe se nuk u njoftuan nga kompanitë për vendimin. Kallëzimet janë publikuar nga një faqe në Instagram, “insta.stacioni.shqiptar”.
“Rritja e çmimeve nga kompanitë telefonike Albtelecom në mënyrë të paprecedentë dhe të pakontrolluar”, thuhet në ankesën e regjistruar në SPAK për kompaninë Albtelecom.
Po kështu në ankesën për “Telekom Albania” thuhet: “Rritja e çmimeve të Telekom Albania, nuk më ka njoftuar me mesazhe për këtë rritje, kjo është vjedhje e pastër.”
Ndërsa në ankesën e ‘Vodafone’ theksohet: “Rritja e çmimeve nga kompania telefonike Vodafone në mënyrë pakontrolluar dhe abuzive”.
Pas reagimeve në rrjet dhe vendimit të Autoritetit të Konkurrencës, tri kompanitë celulare kanë ulur me 200 lekë paketat standarde, duke iu rikthyer çmimeve të mëparshme. Të tre operatorët, Kompania ‘Vodafone Albania’, ‘Telekom Albania’ dhe ‘Albtelecom’ kanë reaguar menjëherë duke rikthyer çmimet e paketave, pasi edhe në rrjet pati një fushatë për bojkotimin e tyre. Por shumë qytetarë u prekën ky vendimi pasi paketat ditët e fundit i blenë më shtrenjtë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
‘Me dyer të hapura’: Durrsakët rikthehen në shtëpitë e rrënuara nga tërmeti
DURRËS- Dera e apartamentit të Rakip dhe Dile Rekës qëndron gjithmonë hapur. Çifti jeton në katin e dytë të një pallati pesëkatësh në lagjen 7 të qy...
Çfarë ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 18 Shkurt 2020
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Resul...
“Të akuzohet kupola e policisë”, kush është Bajram Hidri që ra sot në pranga, pjesë e grupit të Kurbinit me në krye
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje rreth Bajram Hidrit, 27-vjeçarit që ra sot në pranga pasi ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me katër vit...
BERZH këshilla Shqipërisë për të zgjidhur problemin e emigracionit, 9 rekomandimet për qeverinë shqiptare
Shqipëri- Bordi i Drejtorëve të BERZH-it ka miratuar një strategji të re për Shqipërinë, e cila përcakton kornizën për punën e Bankës në vend për periudhën 2020...
Zhduket pa gjurmë 4-vjeçari në Tiranë, familjarët e dëshpëruar kërkojnë ndihmë
TIRANË– Një fëmijë katër vjeç i identifikuar si Klodian Ashini është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Tiranë. Familjarët e 4-vjeçarit kanë bër...
Zbulohet dinamika e aksidentit në Tepelenë/ Arrestohet shoferi i burgjeve, kush janë 5 të plagosurit, mes tyre dy të parabu
Tepelenë- Policia ka arrestuar shoferin e furgonit të drejtorisë së Burgjeve, Hysen Hasa, i cili në aksin Tepelenë- Mallakastër, në afërsi të fshatit Qesaratë, ...
I dënuar për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet 27-vjeçari nga Kurbini (Emri)
KURBIN– Një 27 vjeçar i identifikuar si Bajram Hidri është vënë në oranga ditën e sotme. Sipas njoftimit zyrtar, Hidri është arrestuar në fshatin Vinjoll...
Përplaset urbani me makinën e Policisë Rrugore në Tiranë, tre pasagjerë të lënduar
TIRANË– Tre pasagjerë kanë mbetur të lënduar pasi urbani i linjës së “Tiranës së Re” është përplasur me një automjet të Policisë Rrugore. Sipas njoftimit z...