Aktualitet

Tragjedia e Ostrenit/ Nëna me tre fëmijët humbën jetën si pasojë e asfiksisë nga soba e drurit

18 Shkurt 2020, 10:16 Nga DOSJA
Tragjedia e Ostrenit/ Nëna me tre fëmijët humbën jetën

Bulqizë-Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia e Ostrenit në Bulqizë, ku humbën jetën tre anëtarë të familjes Tola, Rajmonda Tola, me dy fëmijët, Rudina Tola dhe Fatjon Tola. Burimet nga grupi i ekspertizës bëjnë me dije se tre anëtarët e familjes Tola humbën jetën si pasojë e asfiksisë nga soba e drurit, me të cilën ngroheshin. Në këtë përfundim paraprak kanë arritur ekspretët, pas ekzaminimeve paraprake të bëra ndaj vajzës 16-vjeçare të familjes Tola, e cila arriti të mbijetonte. Mësohet se në rrugët e frymëmarrjes së 16-vjeçares së mbijetuar, janë gjetur mbetje karboni, të cilat krijohen nga tymi.

Por, burimet thonë më tej se kjo ekspertizë nuk është përfundimtare, pasi Mjekësia Ligjore pritet të flasë me verdiktin përfundimtar lidhur me shkaqet që sollën vdekjen e nënës

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 shkurt në Bulqizë, ku nëna me dy fëmijët e saj u gjetën të pajetë.  40-vjeçarja është identifikuar si Rajmonda Tolaj, ndërsa fëmijët si Rudina, Fatjon. E helmuar mbeti edhe vajza tjetër Merita, 16 vjeç, por ajo fatmirësisht mbijetoi dhe aktualisht ndodhet në QSUT në Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Në momentin që ndodhi ngjarja, kryefamiljari nuk ndodhej në banesë pasi punonte në Greqi. Mjeku i zonës nuk përjashton as mundësinë që familja të jetë helmuar nga ushqimi.

J.V/Dosja. al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatjon tola rajmonda tolaj rudina tol tragjedia e ostrenit fatjon tola rajmonda tolaj rudina tol tragjedia e ostrenit

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shkurt 2020, 09:18

Tiranë- Zbardhet dëshmia e 20-vjeçares me iniciale I.K, e cila u kap në Rinas  një ditë më parë me 12450 Euro. Burime për Dosja.al bëjnë me dije,  se par...

Aktualitet 18 Shkurt 2020, 08:59

Ballsh-Naftëtarët  e Ballshit janë futur sot në ditën e dytë të grevës së urisë, pasi një ditë më parë u solidarizuan me punonjësit e nën-stacionit të Poç...