Aktualitet

OFL zbret në JUG, goditen vëllezërit Çuçaj, të dënuar në Itali për trafik droge do japin llogari për pasurinë (VD)

Ata janë vëllezër, të dënuar me 14 vite burg secili për trafik droge në Itali, rezultojnë me mbiemër të ndryshuar. 
Featured image of article: OFL zbret në JUG, goditen vëllezërit Çuçaj, të dënuar në Itali për trafik droge do japin llogari për pasurinë (VD)

VLORË-  Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në qytetin e Vlorës ku iu janë dërguar formularët e deklarimit të pasurisë për Altin dhe Mikel Çuçaj. OFL përmes një deklarate për mediat sqaroi se dy subjektet e OFL janë të dënuar për trafik droge në Torino të Italisë. Ata janë vëllezër, të dënuar me 14 vite burg secili për trafik droge në Itali, rezultojnë me mbiemër të ndryshuar, ndërkohë që ende nuk dihen pasuritë që ata zotërojnë në qytetin e Vlorës.

NJOFTIMI I PLOTË:

7 shkurt, OFL Vijon Operacioni Forca e Ligjit, për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda dhe në këtë kuadër OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit. Në vijim të veprimeve, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

A. Ç., banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”;

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

M. Ç., banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020. Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

Që prej 3 shkurtit, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e pasurive të emrave të njohur të botës së krimit. OFL ka dërguar tashmë formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit, Emiljano Shullazit, Gjergj Cukalit, Oreges Jahelezi dhe Pajtim Serjanit.

(F.g./dosja.al)

Shto Koment