Politike

"Vetëm me garën e hapur e mundim Ramën"/ Salianji me demokratët në Fier: PD ishte në gjumë, kështu siç jemi sot e kemi të vështirë të fitojmë

Ai tha se PD nuk është vetëm një logo apo një seli.

3 Shkurt 2026, 18:24 Nga E.d
"Vetëm me garën e hapur e mundim Ramën"/ Salianji me
Ervin Salianji

FIER- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji tha në mbyllje të takimit me demokratët në Fier se Rama mundet vetëm me garë të hapur. Salianji u shpreh se PD ishte në gjumë dhe kështu siç janë sot demokratët e kanë të vështirë të fitojnë.

Ai tha se PD nuk është vetëm një logo apo një seli. Por sipas tij, janë mijëra burra dhe gra që kanë sakrifikuar në ditët më të vështira. Në fund, ai tha se Shqipëria ka nevojë për më shumë shpresë dhe më shumë demokraci.

Salianji: PD ishte në gjumë. Kështu siç jemi sot e kemi të vështirë të fitojmë. Fjalë të bukura kanë dëgjuar shqiptarët përherë. Sistemet përmbysen duke nisur që ne vetë kemi një ndryshim të vërtetë. Po Shqipëria mund të jetë ndryshe, të ndryshoj. Që Shqipërinë e ndryshojnë demokratët.

Unë besoj të demokratët. PD nuk është vetëm, një logo. As një seli. Janë mijëra burra dhe gra që kanë sakrifikuar në ditët më të vështira. Njerëzit që nuk u larguan edhe kur u zhgënjyen. Që besojnë ende se Shqipëria mund të bëhet ndryshe. Besoj te gjenerata e re, që i kanë munguar PD-së. Të rinjtë që nuk duan parti të mbyllura. Duan meritë, dinjitet.

Ndryshimi gjeneracional nuk është biologjik. Është kulturë politike. Kalimi nga frika te guximit, nga parimet te individët. Nuk e rikthejmë dot shpresën me rikthime imagjinare. E fitojmë Shqipërinë me përgjegjësi politike, me hapjen e brezit të ri. PD duhet të jetë parti e garës. E shpresës, dhe normave, vetëm kështu mund ta mundim Edi Ramën. Jemi këtu për ta ndërtuar PD me themele më të forta, me kolona më të forta, jemi këtu për të bashkuar demokratët. Me rregulla dhe dinjitet. Jemi këtu për të kthyer shpresën te demokratët. Ndryshimi është përgjegjësi historike. Shqipëria ka nevojë për më shumë shpresë. Për më shumë demokraci./Dosja.al

ervin salianji fier takim

Sondazh

Poll