Politike

"Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë propagandë"/ Salianji nga Fieri: Më të votuarit e listave janë përjashtuar

Ai tha se Shqipëria dhe PD kanë nevojë për demokraci. 

3 Shkurt 2026, 18:13 Nga E.d
"Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë
Ervin Salianji

FIER- Ervin Salianji tha sot gjatë takimit me demokratët në Fier se Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë propagandë, por për drejtësi. Ish-deputeti demokrat u shpreh se më të votuarit e listave janë përjashtuar.

Ai tha se Shqipëria dhe PD kanë nevojë për demokraci. Në fund, Salianji tha se sot PD po qëndron siç e do Rama, e mbyllur brenda fatkeqësisht nga lidershipi që thotë se zgjedhjet nuk fitohen.

Salianji: Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë propagandë, por për drejtësi; nuk ka nevojë për beton, por për shpresë. Nuk ka nevojë për pushtet, por për demokraci – Shqipëria dhe PD kanë nevojë për këtë. 

Si ka mundësi që për 4 vite jemi të gjithë bashkë, sakrificat i kemi bashkë, por kur vijnë zgjedhjet, lidershipi bunkerizohet dhe vendos listat duke përjashtuar ata që dalin të parët. Kjo ka ndodhur në Fier, Tiranë, Elbasan, Dibër dhe Kukës. Këto janë çudira që nuk duhet të ndodhin, sepse njerëzit dhe kontributet e tyre shpërfillen.

Ne nuk kemi pushtetin e Rilindjes, as bandat që ka Edi Rama, por kemi mundësinë ta bëjmë partinë tonë si e kërkojnë demokratët. Sot PD po qëndron siç e do Rama, e mbyllur brenda fatkeqësisht nga lidershipi që thotë se zgjedhjet nuk fitohen. E kemi në dorë të gjithë ta bëjmë PD-në si e duan qytetarët dhe demokratët./Dosja.al

ervin salianji fier takim

Sondazh

Poll