Politike

"Ndryshimi është bashkim mbi parime"/ Salianji në Fier: PD pasuria jonë më e madhe, por duhet të jetë parti e garës

Gjatë takimit me demokratët në qytetin e Fierit, Salianji u shpreh se ata janë njerëzit që besojnë ende se Shqipëria mund të bëhet ndryshe.

3 Shkurt 2026, 17:58 Nga E.d
"Ndryshimi është bashkim mbi parime"/ Salianji në Fier:
Ervin Salianji

FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha anëtarësia e PD janë pasuria më e madhe e demokratëve. Gjatë takimit me demokratët në qytetin e Fierit, Salianji u shpreh se ata janë njerëzit që besojnë ende se Shqipëria mund të bëhet ndryshe.

Ish-deputeti thekesoj se ndryshimi është bashkim mbi parime. Ai tha se PD duhet të jetë parti e garës, e normave dhe e shpresës sepse vetëm kështu mund të fitojmë besimin e qytetarëve.

“Anëtarësia e PD janë pasuria jonë më e madhe. Janë njerëzit që besojnë ende se Shqipëria mund të bëhet ndryshe. Unë besoj tek gjenerata e re dhe besimi po më shpërblehet. Ata duan garë të ndershme, meritë, dinjitet sepse ndryshimi gjeneracional nuk është biologji, por kulturë politike. Është kalimi nga individët tek parimet nga heshtja tek fjala e lirë. Ne nuk e mundin pushtetin duke pasur frikë nga gara. Ne e fitojmë Shqipërinë me hapje ndaj brezit të ri që pret prej vitesh PD.

PD duhet të jetë parti e garës, e normave dhe e shpresës sepse vetëm kështu mund të fitojmë besimin e qytetarëve. Ndryshimi është bashkim mbi parime. Ne jemi këtu për ta nderuat PD me kolona e themele më të forta. Jemi për të bashkuar edhe ato demokratë që po përjashtohen nga lidershipi”, tha ai./Dosja.al

ervin salianji fier takim

Sondazh

Poll