Politike

"Tentohet të bëhet bashkimi opozitës duke ulur nëpër tryeza njerëz qesharakë"/ Salianji: Nëse dikush ka aftësitë të bashkojë opozitën të propozohet edhe kandidat për kryeministër

 Gjatë takimit me demokratët në qytetin e Fierit, Salianji u shpreh se tentohet të bëhet bashkimi opozitës duke ulur nëpër tryeza njerëz qesharakë që nuk dëgjojnë demokratët.

3 Shkurt 2026, 18:06 Nga E.d

"Tentohet të bëhet bashkimi opozitës duke ulur

FIER- Ervin Salianji tha se nëse dikush ka aftësitë të bashkojë opozitën, duhet të propozohet edhe si kandidat për kryeministër. Gjatë takimit me demokratët në qytetin e Fierit, Salianji u shpreh se tentohet të bëhet bashkimi opozitës duke ulur nëpër tryeza njerëz qesharakë që nuk dëgjojnë demokratët.

“Në shumë degë, në Himarë ishte përjashtuar gjithë PD për të imponuar një kryetar dege siç e do lidershipi. Tentohet të bëhet bashkimi opozitës duke ulur nëpër tryeza njerëz qesharakë dhe nuk dëgjojnë demokratët…Nëse dikush e bashkon opozitën dhe tregon kredibilitett më të madh se lidershipi i PD, ta propozojmë të jetë kandidat për kryeministër të fitojmë zgjedhjet”, tha ai./Dosja.al

ervin salianji fier takim

Sondazh

Poll