Politike

"Sot në Shqipëri ke investime direkte franceze"/ Debati Korreshi- Gogu, Braçe: O Saimir ai është i bindur që t’i s’je euroskeptik, por nuribehist

Deputeti socialist tha se niveli i marrëdhënieve, jo vetëm në aspektin politik, por edhe ekonomik, është i tillë që të shtyn jo vetëm më përpara sa i takon aspektit politik, por edhe ekonomik.

3 Shkurt 2026, 17:45 Nga E.d
"Sot në Shqipëri ke investime direkte franceze"/ Debati
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe është përfshirë në debatin mes deputetit demokrat Saimir Korreshi dhe ministrit Toni Gogu. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe e ka quajtur me shaka ligjvënësin e PD-së ‘nuribehist’.

Deputeti socialist tha se niveli i marrëdhënieve, jo vetëm në aspektin politik, por edhe ekonomik, është i tillë që të shtyn jo vetëm më përpara sa i takon aspektit politik, por edhe ekonomik.

Sipas tij, sot në Shqipëri ke investime të drejtpërdrejta franceze. Në fund, ai tha se mpianti më i madh i prodhimit të energjisë elektrike nga dielli në Ballkan, është në kufijtë mes Divjakës, Lushnjës e Fierit. 

“Ju të dy na përfshitë në këtë debat. O Saimir nuk të tha dhe ai është i bindur që t’i s’je euroskeptik. Por që ti je nuribehist je. Nejse mos harro Saimir që Lushnja ka drejtori bujqësie. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për atë rreth, sepse me thënë të drejtën nuk funksionon vetëm Lushnja, por edhe Divjaka. Dhe vërtetë është ajo linja e gjatë nga shtëpia jote deri te kthesa e Çermës, por nga Kthesa e Çermës deri në Divjakë është në rregull Saimir. Kështu që brenda rrethit të Lushnjës je dhe po të duash mund të vish edhe në Divjakë.

Megjithatë që t’i themi gjërat si janë, të katërta këto marrëveshje natyrisht që reflektojnë edhe përmbushje të detyrimeve dhe standardeve nga ana e palës shqiptare dhe pa më të voglin diskutim krijojnë një hapësirë të re edhe financiare, edhe fiskale, edhe konkurruese për të gjithë ata operatorë ekonomikë apo jo. Marrëveshje me Francën reflekton një marrëdhënie që nuk ka qenë kurrë midis Shqipërisë dhe Francës.

Niveli i marrëdhënieve, jo vetëm në aspektin politik, por edhe ekonomik, është i tillë që të shtyn jo vetëm më përpara sa i takon aspektit politik, por edhe ekonomik. Sot në Shqipëri ke investime të drejtpërdrejta franceze. Dhe meqë jemi këtu Saimir, më vjen ta them se impianti më i madh i prodhimit të energjisë elektrike nga dielli, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, është ekzaktësisht në kufijtë mes Divjakës, Lushnjës e Fierit. Ndërkohë që për tre marrëveshjet e tjera, është e njëjta logjikë, por e shtrirë në territor”, tha mes të tjerash Braçe./Dosja.al

erion braçe toni gogu saimir korreshi

Sondazh

Poll