Politike

"Disa prej lidershipit nuk i kanë bërë mirë llogaritë"/ Salianji: Rama duhet të përmbyset në kutitë e votimit, jo duke përsëritur përralla

Ai tha se nuk ka ardhur në politikë për të heshtur përballë padrejtësisë, por për të folur përballë qytetarëve dhe përballë lidershipit.

3 Shkurt 2026, 18:09 Nga E.d
"Disa prej lidershipit nuk i kanë bërë mirë
Ervin Salianji

FIER- Ervin Salianji ka deklaruar se kryeministri Rama duhet të përmbyset në kutitë e votimit, jo duke përsëritur përralla. Gjatë takimit me demokratët në qytetin e Fierit, Salianji u shpreh se disa prej lidershipit nuk i kanë bërë mirë llogaritë.

Ai tha se nuk ka ardhur në politikë për të heshtur përballë padrejtësisë, por për të folur përballë qytetarëve dhe përballë lidershipit. Salianji u shpreh se askush nuk flet për padrejtësitë sepse nuk i intereson askujt interesi i qytetarëve, kur vjen puna para miliona eurove dhe interesave të lidhura me qeverinë.

“Disa prej lidershipit nuk i kanë bërë mirë llogaritë. Sepse unë nuk kam ardhur në politikë për të  heshtur përballë padrejtësisë por për të folur përballë qytetarëve, përballë lidershipit.

Prodhohen receta false për ilace që rimbursohen me 100 herë më shumë. E keni parë që nuk i përmendin me emra personat që rriskojnë jetën e qytetarëve, një skandal ku qytetarët jo vetëm rriskojnë jetën e tyre vetëm sepse disa kompani duan të bëjnë miliona euro. Dëmi ishte 20 mln euro në vit për 15 vite me radhë, ishin mjekë që bënin receta sikur vizitonin 1500 pacientë në ditë.

Por nuk flet njeri sepse nuk i intereson askujt interesi i qytetarëve, kur vjen puna para miliona eurove dhe interesave të lidhura me qeverinë dhe fatkeqësisht me ndonjë segment të opozitës nuk flasin, ky është një superskandal që merion të protestohet sic është rasti për tu bërë më 10 shkurt.

Drejtoritë arsimore janë kthyer si organizata partie, ku i kanë kthyer mësuesit si roje dhe administratorë. Investojnë 10 mln euro në shkolla me 10 nxnëës, ka fasada dhe vjedhje kudo. Shërbime si në mesjetë, miliona euro të shpenzuara, ka vetëm vjedhje.

Nafta më e shtrenjtë se asnjë vend tjetër. në kosovë paguajnë 1 mijë lek për litër Keqqeverisja nuk është vetëm një dështim në sektorë të fragmentizuar por është një dramë, dhe përgjegjësi është Edi Rama. Ky gënjeshtar që është tallur me kohën dhe fatet e shqiptarëve. Shqipëria po zgjohet gradualisht, fundi i kësaj qeverisje vjen dhe me ndihmën e drejtësisë që po e cmonton dita ditës qeverinë.

Por llogaritë bëhen në kutitë e votimit. Rama duhet të përmbyset në kutitë e votimit duke frymëzuar njerëz duke shkuar në cdo cep. Sepse të gjitha të tjerat janë ëndërra anë sirtar që i kemi parë për 13 vjet. Jemi këtu për të hapur një kapitull të ri për PD. Unë di të pres, demokratët dinë t ëpresin por kanë pritur boll.

Por 13 vite në opozitë dhe 13 vite që kanë dëgjuar të njëjtat përralla dhe të ënjëjtat mënyra të gjasme rrëzimit të qeverisë. Dua ta them qartë se me ne, disa prej lidershipit nuk i kanë bërë mirë llogaritë. Sepse unë nuk kam ardhur në politikë për të  heshtur përballë padrejtësisë por për të folur përballë qytetarëve, përballë lidershipit," tha Ervin Salianji./Dosja.al

ervin salianji takim fier

Sondazh

Poll