Politike

"Ne duhet të bëjmë bashkimin për një PD fituese"/Salianji: Të mos jetë qaramane sa herë humb zgjedhjet, por të bëjë guximin

Gjatë takimit me demokratët në qytetin e Fierit, Salianji u shpreh se opozita mund të fitojë dhe ta dërrmojë Ramën në zgjedhje.

3 Shkurt 2026, 18:17 Nga E.d

"Ne duhet të bëjmë bashkimin për një PD

FIER- Ervin Salianji ka deklaruar se duhet bërë bashkimin për një PD fituese. Gjatë takimit me demokratët në qytetin e Fierit, Salianji u shpreh se opozita mund të fitojë dhe ta dërrmojë Ramën në zgjedhje.

Ai theksoj se PD mund të sjellë ndryshimin për ata që duan të jetojnë me dinjitet. Për ta bërë këtë, sipas tij PD nuk duhet të jetë qaramane sa herë humb zgjedhjet, por duhet të tregojë guxim.

“Ndryshimi është i pashmangshëm. Kjo opozitë besoj se mund të fitojë dhe ta dërrmojë Ramën në zgjedhje. Besoj se shumë se PD mund të sjellë ndryshimin për ata që duan të jetojnë me dinjitet. Ndryshimi është thelbësor për të qenë fitues. Ne ndryshimin nuk e shmangim as përballë atyre që duan privilegje dhe PD duan ta mjelin si lopër për interesat e tyre.

Ne duam një PD që të jetë fituese, e besueshme për qytetarët që të mos ketë frikë. Të mos jetë qaramane sa herë humb zgjedhjet. Por të bëjë guximin. Ne duhet të bëjmë bashkimin dhe më pas të hapemi në shoqëri”, tha ai./Dosja.al

ervin salianji pd takim

Sondazh

Poll