Aktualitet

Hetimet për mbetjet e rrezikshme/ Prokuroria e Durrësit vendos “arrest shtëpie” për kandidaten e PS-së për deputete (EMRI)

Në lidhje me këtë, ndaj Kledina Skëndo punonjëse në Sektorin e Monitorimit të Lejeve Mjedisore pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe kandidate e PS-së për deputete në Tiranë, është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. 

3 Shkurt 2026, 16:48 Nga E.d
Hetimet për mbetjet e rrezikshme/ Prokuroria e Durrësit vendos
Foto ilustruse

DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka lëshuar disa urdhër-arresteve, në kuadër të hetimeve për mbetjet e rrezikshme. Në lidhje me këtë, ndaj Kledina Skëndo punonjëse në Sektorin e Monitorimit të Lejeve Mjedisore pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe kandidate e PS-së për deputete në Tiranë, është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. 

Hetimi i Prokurorisë së Durrësit lidhet me dyshimet për eksport të paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme në qytetin e Elbasanit. Gjatë periudhës 2020–2023, janë prodhuar mijëra ton mbetje të rrezikshme. Këtu përfshihet  hiri dhe pluhur metalurgjik nga oxhaqet. Këto janë eksportuar drejt vendeve të huaja pa dokumentacionin e nevojshëm dhe pa autorizime ligjore për transferim dhe eksportim.

Në lidhje me këtë, Prokuroria ka sekuestruar dokumentacionin e kompanisë dhe materialet e lidhura me shitjen dhe eksportin e këtyre mbetjeve. 

Skandali u bë i njohur fillimisht kur kontejnerë me mbetje të dyshuara toksike, të nisur nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, u ndaluan nga autoritetet ndërkombëtare. Kjo për shkak se përmbajtja e tyre nuk ishte raportuar në mënyrë të saktë./Dosja.al

prokuroria e durrësit kurum “arrest në shtëpi”

Sondazh

Poll