Aktualitet

I vodhi çantën me një shumë parash një qytetarje, arrestohet 52-vjeçari në Elbasan

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u gjet çanta e vjedhur, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

3 Shkurt 2026, 15:06 Nga E.d
I vodhi çantën me një shumë parash një qytetarje,
Foto ilustruse

ELBASAN- Policia ka arrestuar diotën e sotme një  52-vjeçar në Elbasan. Ai është arrestuar nga forcat blu, pasi i vodhi me dhunë çantën me një shumë parash, një 66-vjeçareje, në rrugë. 

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u gjet çanta e vjedhur, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia po heton më shumë mbi rastin.


Njoftimi i policisë

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Identifikimi”. I vodhi me dhunë çantën me një shumë parash, një 66-vjeçareje, në rrugë, Policia identifikon, kap dhe vë në pranga 52-vjeçarin. Gjendet në banesën e 52-vjeçarit dhe sekuestrohet çanta.   

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, dje, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Visarion Xhuvani”, një shtetaseje i kishin vjedhur me dhunë çantën e dorës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Identifikimi”, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit:

-G. F., 52 vjeç, banues në Elbasan. Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe nga hetimet dyshohet se ky shtetas, dje, rreth orës 09:00, në lagjen “Visarion Xhuvani”, në rrugë, i ka vjedhur me dhunë shtetases F. S., 66 vjeçe, banuese në Elbasan, çantën e dorës, në të cilën ajo kishte një shumë parash, celularin dhe disa dokumente. Si pasojë, 66-vjeçarja është dëmtuar lehtë në krah.   

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u gjet çanta e vjedhur, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se mund të ketë kryer shtetasi G. F.. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

policia elbasan vjedhje

Sondazh

Poll