Aktualitet

Dosja e AKSHI-t/ Prokurorët paraqesin prova të reja në Apelin e GJKKO-së, seanca e rradhës do të mbahet më...

Shpallja e vendimit për masat e sigurisë do të bëhet në seancën e rradhës gjyqsore, e cila do të mbahet më datë 5 shkurt.

3 Shkurt 2026, 16:37 Nga E.d
Dosja e AKSHI-t/ Prokurorët paraqesin prova të reja në Apelin e
Foto ilustruse

TIRANË- Prokurorët e SPAK kanë paraqitur prova të reja në Apelin e GJKKO-së lidhur me hetimet që po zhvillohen për Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Këto prova lidhen me disa dëshim, që prokurorët kanë siguruar gjatë kësaj periudhe hetimi.

Nga prokurorët e çështjes është kërkuar lënia në fuqi e masave të vendosura më parë. Shpallja e vendimit për masat e sigurisë do të bëhet në seancën e rradhës gjyqsore, e cila do të mbahet më datë 5 shkurt.

Biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, vijojnë të mbeten në kërkim. Ata akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe manipulim me tenderët e ASHKI-t. Gjithashtu ata akuzohen se përmes pengmarrjes dhe shantazhit detyruan biznesmenin Gerond Meçe, të tërhiqej nga ankimimet për disa tenderë. Për të cilat donin të dilnin fituese kompanitë e lidhura me ta.

Në lidhje me këtë, GJKKO ka pezulluar nga detyra zv/drejtorin e Policisë së Tiranës Erion Ismailaj. Ndërkohë që drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe zv/drejtoresha Hava Delibashi janë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”./Dosja.al

 

akshi gjkko spak

Sondazh

Poll