Aktualitet

Mbetjet në 102 kontejnerët e anijes “Moliva” rezultuan të rrezikshme/ Prokuroria e Durrësit lëshon 33 urdhërarreste, mes tyre ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

Në lidhje me këtë janë vendosur 26 masa sigurie “arrest me burg”, dhe 7 masa të tjera “arrest shtëpie”.

3 Shkurt 2026, 15:52 Nga E.d
Mbetjet në 102 kontejnerët e anijes “Moliva” rezultuan
Foto ilustruse

DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 33 masa sigurie në lidhje me çështjen e 102 kontejnerëve me mbetje.  Bëhet me dije se masat e sigurisë janë firmosur për personat e dyshuar për përfshirje në këtë çështje. 

Nga këto, 26 masa janë “arrest me burg”, ndërsa 7 masa janë “arrest shtëpie”. Arrest shtëpie është përcaktuar edhe për Arta Dollanin, ish-drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Gjithashtu masa sigurie janë lëshuar edhe për biznesmenë dhe zyrtarë të AKM-së dhe doganave.

Ndërkohë, priten që të jepen edhe 70 masa sigurie të tjera, ku përfshihen, zyrtarë të thjeshtë, ish-drejtora, ministra dhe zv.ministra.

Anija me mbetjet e refuzuara nga autoritetet tajlandeze mbërriti në Durrës më 28 tetor 2025. 102 kontejnerët me mbetje u vendosën në një zonë nën administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK në afërsi të EcoParkut në Porto Romano./Dosja.al

kurum mbetje 33 masa sigurie

Sondazh

Poll